“Sony” është ndodhur sërish nën sulmin e piratëve informatikë, pas shkeljeve të shumta të ndodhura në vitin e kaluar.
Pothuajse një vit nga prilli katastrofik, ku Playstation Network u gjunjëzua nga hakersat, për kolosin japonez ka ardhur një tjetër surprizë e hidhur. Nga arkiva madhështore elektronike me veprat e Michael Jackson janë grabitur rreth 50 mijë dosje muzikore. Në vitin 2010, pas vdekjes së mbretit të Popit, “Sony” kishte bërë një marrëveshje me trashëgimtarët e tij dhe kishte blerë për 250 mijë dollarë katalogun e plotë të këngëtarit, bashkë me të drejtat mbi hitet e papublikuara. Marrëveshja parashikonte edhe publikimin e 10 albumeve të reja pas vdekjes. Sipas “The Sun”, përveçse është vjedhur gjithë diskografia e Jackson, hakersat kanë futur hundët edhe tek këngët e artistëve të tjerë të përfaqësuar nga “Sony”, si Jimi Hendrix, Paul Simon, Olly Murs dhe Avril Lavigne. TCH