Forumi Kuq E Zi
Arma rozë e Selisë Blu Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arma rozë e Selisë Blu Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Arma rozë e Selisë Blu Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arma rozë e Selisë Blu Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Arma rozë e Selisë Blu Empty Arma rozë e Selisë Blu 23/2/2012, 10:32

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Të bukura, seksi dhe protagoniste në politikë. Pasi e provoi në fushatat zgjedhore kryeministri e ka hapur lojën edhe në parti e qeveri. Nga Çiljeta Xhilaga, tek Greta Koçi, Juela Meçani, Erla Mëhilli dhe Grida Duma. Formula thotë se imazhet femërore vlejnë.Alida Cenaj
Edhe pse fushata e zgjedhjeve të përgjithshme elektorale është ende larg, kryeministri Sali Berisha prej javës së kaluar e këtej i ka siguruar edhe disa këngëtare të tjera në listën e adhurueseve të tij. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa diskutonte për ndryshimet në Kodin Penal, Berisha, për çudinë e të gjithëve, ndër të tjera ndali tek shtypi rozë. Ai paralajmëroi ndryshime në ligjin “Për të dhënat personale”, për t’u dhënë mbrojtje më të mirë personave nën hetim, por në mënyrë të veçantë artisteve dhe këngëtareve.
“Pët fat të keq në këtë vend dalin në pazar dhe dosjet me sekrete të atyre që janë nën hetim dhe gjykim, të cilat përbëjnë dëmtim të rëndë të procesit, dalin dhe dokumente të tjera”, tha kryeministri. “Konstatoj me keqardhje se abuzohet. Edhe jeta e artisteve dhe këngëtareve është objekt i një agresioni mediatik dhe e tëra në masën 80 për qind bazohet në skup dhe jo ndodhi reale”. Kryeministri hodhi idenë e ndryshimeve në Kodin Penal, sidomos në rastet kur gazetarët cënojnë privacinë e artistëve. “Po të vini re, fundjava është e mbushur me shpifje, trillime dhe imagjinatë vulgare për këngëtaret dhe artistet si në asnjë vend tjetër”.
E thënë në një kohë kur gjysma e vendit rrezikonte të paralizohej nga dimri jo i zakontë (siç edhe ndodhi), pra kur temat e nxehta dhe emergjencat e ditës ishin gjetiu, deklarata bëri bujë. Çfarë kishte ndodhur që kryeministri, i cili deri pak kohë më parë mbronte gazetarët si askush tjetër aq sa bëri thirrje të ndalonte paditë apo dënimin e tyre, të shprehej kaq me mllef për llojin e shtypit aq në modë këto vitet e fundit në mbarë botën e qytetëruar? Shumëkush, të nesermen, këtë e lidhi me një thashethem të ditëve të fundit për këngëtaren Jonida Maliqi. Fjalët dashakeqe për Jonidën dhe beben e saj, të sapoardhur në jetë, u sqaruan shpejt (falë shtypit rozë!): Jonida dhe i vogli gëzojnë shëndet të plotë.
Por ky nuk figuronte të ishte një lajm i publikuar gjëkundi tek e fundit. Bëhej fjalë për thashetheme të trilluara lart e poshtë, në një qytet të vogël si Tirana, kush e di nga kush dhe kush e di se pse. Pastaj Berisha dihet që në çdo kohë është i informuar për çdo gjë – fjala vjen Bionse apo Lady Gaga nuk janë aspak e panjohura për të – dhe si i tillë duhet të ketë dëgjuar edhe se pjesën më të madhe të atyre thashethemeve, shumica e këngëtareve i hapin dhe njoftojnë vetë ndër gazetarë e pastaj bëjnë viktimën për të qëndruar sa më gjatë të munden në faqen e atij shtypit rozë që ai përmendi. Prandaj mundet, që kjo nuk është as më pak e as më shumë, sesa një shenjë tjetër e pasionit dhe sidomos strategjisë së kryeministrit, në veçanti për këngëtaret dhe femrat sharmante në përgjithësi që përgjatë këtyre tetë viteve nuk kanë munguar të jenë pjesë e fushatave por edhe kabinetit të tij.
Shfrytëzimit i artistëve nga politika u pa si trend që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 kur përfshirja e këngëtarëve dhe artistëve në fushatë u vu re si asnjëherë tjetër.
Meqë kjo rezultoi të ishte një formulë e suksesshme, doza e pranisë së tyre në krah të kandidatëve, po aq edhe vetë përfshirja e tyre në zgjedhje, u shtua dy vite më vonë: përveç atyre që këndonin nëpër skenat gjigante në mes të qyteteve, kundrejt shumash fantastike parash, Partia Demokratike luajti me kartën e Yllka Mujos në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, PS-ja me Luiza Xhuvanin dhe Petrit Malajn ndërsa LSI me Eneda Tarifën, Besmir Metanin e Klajdi Musabelliun.
Më vonë, në zgjedhjet e vitit 2009 u duk sikur partitë ishin vënë në garë me njëra tjetrën për të marrë secila nga ngjyra e vet emra të suksesshëm në art, por edhe spektakël. Partia Demokristiane e Nard Ndokës njoftoi me krenari në zgjedhjet e 2009-ës se një nga emrat e listës me 12 deputetët që kjo parti do të kandidonte në zonën e Vlorës ishte edhe Qetësor Ferunaj, personazhi i njohur i shtëpisë dhe fitues i “Big Brother Albania 2”.
Mjaftonte një sy i shpejtë ndër figurat e nxjerra nga PS, PD, LSI e të tjera për të kuptuar që formula politike kishte ndryshuar kah: figura rinore, vajza të kuruara që dinin të flisnin bukur pushtuan ekranet. Gerti Bogdani, Juela Meçani, Erla Mëhilli (asokohe zëdhënësja e re e PD-së), Ajola Xoxe, Erisa Xhixho u shndërruan në të rinjtë tipikë që synonin politikën dhe partitë që u kishin besuar teserat nuk dolën aspak kundër ndërsa në publik besohej se secili prej tyre mund të ishte kandidat i mundshëm për në Kuvend. Sidomos fushata e katër viteve më parë ishte e tillë: e mbushur me rioshë 30-vjeçarë, ambiciozë që ëndërronin – edhe pse të rinj dhe pa përvojë politike – një karrige në parlament.
Të bëhej fjalë vallë për ripërtëritje politike të tipit “emra të rinj, fytyra rinore”? Diçka e ngjashme po ndodhte në atë kohë në Italinë e Berluskonit dhe buja e përzgjedhjes nga Kavalieri, i emrave për Europarlament i kapërceu kufijtë e fqinjit të përtej Adriatikut. Sepse kandidatet italiane nuk përfaqësonin asgjë më shumë se kategori të ndryshme punonjësesh të Canale 5: yje të emisioneve relity, velina, prezantuese etj. Gjithçka përveçse përfaqësuese partiake, pa përmendur gafat që të përzgjedhurat e Berluskonit nuk i kursenin në intervistat mediatike.
Por në Shqipëri loja nuk shkoi kaq larg. Për imazhet e kururara të vajzave të dhe djemve të rinj të promovuar nga politika koha tregoi se shumë prej atyre që pushtuan ekranet asokohe e nisën dhe e mbyllën në fushatë, por politika sërish luan. Ndërkohë që Edi Rama ka ricikluar të vjetrit (por hequr dorë prej të rinjëve) Sali Berisha, edhe pse jo aq dendur sa në fushatë, herë pas here nuk e harron formulën. Jo më larg se para shumë pak muajsh, në zyrën e zëvendës ministres së integrimit hyri një figurë krejtësisht e re sa i takon politikës: Grida Duma.
Shefe e katedrës në fakultetin e sociologjisë në Universitetin e Tiranës, Duma, duhet thënë se, ra në sy që prej shfaqjes së parë si e ftuar në emsione, kryesisht në “Top show”-n e Alban Dudushit. Femër e bukur, fliste rrjedhshëm, e talentuar sa i takon pjesës së shfaqjes në ekran: di të sillet para kamerave pa e humbur fillin e mendimit dhe feminilitetin e vet. Duma tërhoqi vëmendjen paçka se shumë të ngjashme me të ishin të ftuara të përhershme në mediume televizive. Ftesat për të shtoheshin bashkë me emisionet ku merrte pjesë dhe me aq sa u tha pas emërimit të saj në postin që mban sot, edhe Berisha e ka pikasur pedagogen simpatike në një studio televizive ku ai fliste për qeverinë dhe çështjet e ditës, ndërsa ajo ishte në publik, në panelin e pedagogëve që në fund të emisionit kishin të drejtën e pyetjeve.
Pas emërimit si numri 2 i Ministrisë së Integrimit u mor vesh se Grida Duma kishte qenë pjesë edhe e Iniciativës për Tiranën gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet vendore. Por në këtë të fundit u përfshinë shumë emra të rinj, artistë dhe jo vetëm, dhe Grida nuk është se pati ndonjë performancë për tu mbajtur mend. Ajo fitoi sepse i ra në sy Kryeministrit dhe ky i fundit e kishte gati vendin për të: Largimi i Jorida Tabakut në Bashkinë e Tiranës i hapi vendin Gridës: një zëvendës ministre e bukur i shtohej stafit të Majlinda Bregut, gjithashtu e dalë nga një studio televizive kohë më herët.
Figura të tilla tërheqin dhe kanë efekt në publik dhe kryeministri e di më mirë se askush këtë. Sa i takon Gridës? Në një intervistë dhënë për të përmuajshmen “Madamme”, anëtarja më e re në stafin qeveritar nuk tregoi as shenjën më të vogël të mungesës së besimit tek vetja përballë habisë për këtë katapultim në qeveri. Përkundrazi. Me fjali të vështira për t’u përkthyer nga një lexues i thjeshtë, Duma tha se ia kishte bërë hyzmetin karrierës për t’iu gëzuar kësaj e dite dhe, pse jo, mund të synonte akoma më shumë se kaq.
Çka nuk mund të thuhet deri tani për një tjetër femër sharmante që deri vitin e kaluar ishte pjesë e stafit të ngushtë të kryeministrit: ish zëdhënësja Juela Meçani. Ndër shiptarë, Juela mbahet mend sot e gjithë ditën si “Miss Fotozhenia” në spektaklin e Vera Grabockës “Miss Albania 2004”. Ajo jetonte bashkë me familjen, bashkëshortin dhe një vajzë, në Itali kur kryeministri e ftoi të ishte imazh i qeverisë së tij. Edhe kësaj here formula ishte po ajo: një femër e bukur që dinte të sillej para kamerave, falë eksperiencave të hershme në TVSH, sigurisht që kishte tjetër efekt në leximin para gazetarëve të deklaratave qeveritare krahasuar, fjala vjen, me një burrë.
Detyrë relativisht e vështirë për Juelën po të kihet parasysh intensiteti i axhendës së përditshme të Berishës, por që Juela e pranoi. Pas zëdhënëses mund të hapeshin dyer për të synuar më shumë, siç mund të ishte një vend në parlament. Juela e pati këtë ambicie dhe nuk e fshehu edhe nëpër intervistat e dhëna nga zyra e zëdhënëses, por deri në fushatën e kaluar ambicja e saj nuk u përmbush.
Pas tre vjetësh Berisha vendosi ta largonte për ta transferuar në Ministrinë e Punës ku Juela mban postin e këshilltares politike. Pa humbur kohë Berisha, në kohën dhe momentin e duhur, vendin e saj e mbushi me një tjetër femër sharmante, e diplomuar jashtë: Erla Mëhilli. Kjo e fundit nuk dihet se si u bë zëdhënëse e Partisë Demokratike, por e sigurta është që për aq sa punoi si e tillë tërhiqte si me magnet. Në deklaratat e tipit “flakë për flakë” që dilnin nga selia e PD-së, Erla jo vetëm që fliste bukur dhe pa gabime, por edhe interpretonte me mimikë përgjigjet që më së shumti i adresoheshin me shpoti kreut të opozitës, Edi Rama. Thënë ndryshe ishte e duhura për në selinë qeveritare. U transferua aty bujshëm dhe madje u përfol, si edhe të ngjashmit e saj, se shumë shpejt emri i saj do të dëgjohej të flitej edhe shumë më lart se zëdhënëse, por duket se edhe Erla, në vendimet e minutës së fundit u la për më vonë. Si ajo edhe Juela ndërkaq në dhjetor të 2009-ës u zgjodhën anëtare të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Një politikë të ngjashme, sidomos sa i takon fytyrave femërore që shfaqen para kamerave duke lexuar komunikatat e partisë, është munduar të ndjekë edhe Rama në kahun e kundërt politik, por deri tani as që i afrohet suksesit të kryeministrit për intuitën e përzgjedhjes së vajzave, të shndërruara tashmë në imazh.
Sepse Berisha nuk i lë bukuroshet e suksesshme vetëm brenda kornizës së shfaqjes në publik me flamurin e partisë së tij në sfond. Ju jep dorë shumë më tepër se kaq dhe koha ka treguar se çdo vendim i tij bën efekt të bujshëm. Fjala vjen në të njëjtën mbledhje ku u zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, u përmend dhe zgjodh edhe emri i Çiljeta Xhilagës.
Këngëtarja seksi e ka shprehur gjithmonë dhe gjithëkund se e adhuronte Berishën dhe politikën e tij dhe ky i fundit ia shpërbleu besimin, jo vetëm duke e pasur pjesë qendrore të çdo koncerti fuashte, por edhe duke e ingranuar në strukturat e PD-së. Arsye e mjaftueshme që Çiljeta të fillonte projektimin e një të ardhmeje në politikë, për më tepër që studion edhe për shkenca politike. Megjithatë emri i saj nuk u prit me aq shumë çudi sa ai i Greta Koçit, fundvitin e shkuar, kur papritur e pakujtuar u shfaq si nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së. Ashtu si kolegia e saj, edhe Greta në intervistën e parë që dha pas këtij emërimi, nuk harroi të theksonte se sa shumë e adhuronte Berishën. Në festën e organizuar nga kryebashkiaku Basha, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, sipas lajmeve të botuara në shtyp, Greta ishte në qendër të vëmendjes së kryetarit, po aq i përfolur në kohën kur i hyri politikës.
Ai qëndroi gjatë në tavolinën e Gretës, hodhën batuta dhe festuan, dhe kureshtja kolektive ngirti pyetjen: Mos vallë pjesëmarrja e Çiljetës në koncertin e Aleancës Kuq e Zi në SHBA kishte ndikuar për keq? Me të mbërritur në Shqipëri, Xhilaga sqaroi se nuk e dinte se kush e kishte organizuar atë koncert, se nuk do të kishte kënduar kurrë për “armiqtë e saj politikë”, por kjo nuk kishte edhe aq rëndësi. Kreu i PD-së kishte afruar një tjetër emër të njohur në FRPD: Greta ka mjaft fansë dhe adhurues dhe synimi është që ata ta ndjekin edhe aty. Me pak ditë diferencë edhe Aleanca Kuq e Zi, që shumë shpejt pritet të marrë formën e një partie prej vërteti shpalli emrin e zëdhënëses së saj: Neda Karafili, një personazh i dalë nga reality show, “Big Brother Albania”, e preferuar dhe atakuar me doza të larta. Po cc’rëndësi ka! Ajo është Neda, është e hijshme, flet bukur, ka fansë. Pra vlen.
Si përfundim, efekti i fenomentit Greta, Neda dhe të tjera u ndje shumë shpejt. Këto kohë janë shtuar shumë këngëtaret e reja që nëpër intervista thonë se sa shumë e adhurojnë, sidomos, Berishën. Nga përtej Atlantikut Bleona Qereti nuk e kurseu adhurimin që shprehte për kryeministrin. “Ai është një njeri me vizion të pakrahasueshëm me asnjë tjetër”, tha ajo javën e kaluar, pasi i kishte dhënë të drejtë për punën e shpifjeve të shtypit rozë. “Unë kam qenë e dashuruar me të që kur kam qenë fëmijë dhe këndoja në koncertet e ’96-ës.
Kjo dashuri mes meje dhe kryeministrit sa vjen dhe bëhet më e fortë e solidarizohet më shumë në çdo fjalim apo mbledhje qeverie, takim ose koncert. I adore and I love Sali Berisha”, e mbylli ajo, dua i hapur dyert vetes për një karrierë të mundshme në PD si edhe shoqet e veta. Këngëtaret e kanë mësuar tanimë pikën e dobët të Berishës. I janë vënë në krah si asnjëherë tjetër pas deklaratës së javës së kaluar dhe kryeministri e di mirë efektin që ato shkaktojnë në publik, sa herë që politika ka nevojë për to. Kohë pas kohe vajzat e bukura zënë vend edhe në qeveri, sepse formula vlen edhe aty.
Revista Klan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
lum sal berisha se caleate ka pran vetes aahaaaaaha sidomos per at ciljeten

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons