[You must be registered and logged in to see this link.]Qeveria shqiptare pasi nuk arriti rreth dy vjet më parë me sjelljen e një emri të famshëm botëror në muzikë, ka nisur negociata për të sjellë në Shqipëri, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, këngëtaren e njohur Shakira.
Madje po tentohet që Shakira të këndojë në Tiranë një këngë dedikuar 100 vjetorit të Pavarësisë.
E gjithë kjo do t’i kushtonte Komitetit Ndërministror që merret me festimet që po planifikohen, deri në shtatë milionë dollarë. Gjithsesi ardhja e Shakirës (Shakira Isabell Mebarak Ripoll), mbetet ende në kuadrin e negociatave dhe një njoftim zyrtar nuk dihet kur do të dalë. Qeveria po tenton të jetë sa më shumë diskrete në planet për kremtimin e Pavarësisë, kurse premtohen shumë surpriza festive.
***
Ndërsa u premtua shumë nga kryeministri Berisha në vitin 2010 se do të vinte një këngëtare e njohur, duke u spekuluar se do të ishte Rihanna, tani synimi është Shakira.
Burime nga Komiteti Organizator Ndërministror pranë Qeverisë shqiptare i thanë agjencisë noa.al se po negociohet drejtpërdrejt me stafin menaxheria të këngëtares Shakira që të mundësohet ardhja e saj në Shqipëri në fund të muajit nëntor 2012.
Mësohet se për Shakirën po negociohet edhe në terma konkretë,
Bëhet e ditur se po negociohen shuma që shkojnë deri në shtatë milionë dollarë amerikanë ose afro 4 milionë euro.
Po ashtu po negociohet edhe se ku do të jetë vendndodhja e koncertit. Duke qenë se stadiumi i ri i premtuar nga qeveria nuk mund të jetë gati në nëntor, mbetet që koncerti të zhvillohet në stadiumin ekzistues.
Një ide tjetër është edhe zhvillimi i koncertit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me skenë tek sheshi Nënë Tereza.
Në momente diskutimi është në Komitet edhe nëse koncerti do të jetë pa pagesë, ashtu siç kishte bërë Edi Rama në Tiranë në vitin 1998 kur solli të famshmin DJ Bobo, falas në sheshin Skënderbej për dhjetëra mijë fansa, apo do të jetë me bileta që mund të shkojnë deri në 100 euro për person.
Po ashtu po shihet dhe mundësia e sponsorizimit të ardhjes së këngëtares së famshme nga kompani të ndryshme që operojnë në Shqipëri.
Mësohet gjithashtu se Shakira nuk është e vetmja në “pjatën” e diskutimeve në këtë Komitet. Rihanna, [You must be registered and logged in to see this link.], Beonce, Adele, janë emrat e tjerë që po diskutohen në Komitetin Ndërministror.
Por duket se preferencë e Komitetit dhe në veçanti Kryeministrit, është Shakira. Një ardhje e saj për të ndezur pishtarin e 100 viteve Pavarësi dhe ndoshta një këngë dedikuar Shqipërisë.
Edhe në vitin 2010, Qeveria kishte tentuar përmes Forumit Rinor të PD që ishte organizator i festimeve për 20 vjet pluralizëm, që të sillte në Shqipëri Shakirën por ishte refuzuar pasi axhenda e këngëtares së famshme kolumbiane, ishte e zënë.
Me refuzimin e Shakirës u negociua me Rihanna madje bisedimet po shkonin mbarë. Bëhet fjalë për një koncert festiv që ishte planifikuar të zhvillohej në kuadrin e Dhjetorit ’90 dhe kremtimit të 20 vjetorit të asaj periudhe që largoi diktaturën dhe solli demokracinë në Shqipëri duke nisur me protestat e studentëve në lëvizjen e famshme të Dhjetorit ’90.
Por përmbytjet që përfshinë Shkodrën e anuluan planin e Berishës pasi vëmendja kaloi tek emergjenca në veri.
Sakaq, [You must be registered and logged in to see this link.] e famshme kolumbiane Shakira ka një detyrë të re: një vend në komisionin këshillimor të Presidentit Obama për arsimin e hispanikëve.
Fituesja e disa çmimeve Grammy mori pjesë në një ceremoni ku bëri betimin si anëtare, një diskutim ekspertësh dhe një konferencë shtypi dje në Ëashington ku foli për rëndësinë e arsimit parashkollor.
“Shpresoj, tha ajo, që përmes pjesëmarrjes në këtë komision, të mund të këmbej mendime për atëo që kam mësuar vitet e fundit duke punuar me [You must be registered and logged in to see this link.] në Kolumbi dhe Amerikën Latine”.
Ajo shtoi se investimi më i mirë dhe më i shpejtë është investimi tek [You must be registered and logged in to see this link.], sidomos kur janë shumë të vegjël.
Komisioni i ri do ta këshillojë Presidentin për çështjet e lidhura me suksesin akademit të të rinjve hispanikë