Forumi Kuq E Zi
Çfarë është droga? Përse i përdorin drogat njerëzit? Cilat droga përdoren? Droga dhe të rinjtë?Si ndikon droga tek një person? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë është droga? Përse i përdorin drogat njerëzit? Cilat droga përdoren? Droga dhe të rinjtë?Si ndikon droga tek një person? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Çfarë është droga? Përse i përdorin drogat njerëzit? Cilat droga përdoren? Droga dhe të rinjtë?Si ndikon droga tek një person? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çfarë është droga? Përse i përdorin drogat njerëzit? Cilat droga përdoren? Droga dhe të rinjtë?Si ndikon droga tek një person? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Droga është një substancë që sjell ndryshime fizikedhepsikologjike.Drogamund të jetë e ngurtë (‘khat’), e lëngshme (alkooli) ose e gaztë (thithësit). Përse i përdorindrogat njerëzit? Nuk ka asnjë arsye të caktuar. Shumica e njerëzve i përdorin drogat për të ndryshuar mënyrën se si ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesht ndryshe. Ata i përdorin drogat sepse besojnë në dobishmërinë e tyre.Njerëzit i përdorin drogat për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë, për shkak të kureshtjes, ose për t’i shpëtuar dhimbjes fizikedhe psikologjike.Të rinjtë i përdorin drogat për të njëjtat arsye që i përdorin edhe të rriturit.Cilat droga përdoren?Një anketim i bërë në vitin 2001(1) mbi përdorimin e drogës tek personat e moshës 14 vjeç e lart ka sjellë këto të dhëna:> 90.4% kishin përdorur alkool> 49.4% kishin përdorur duhan> 33.1% kishin përdorur marijuanë> 8.9% kishin përdorur amfitamina> 7.6% kishin përdorur haluçinogjenë> 6.1% kishin përdorur ekstazi> 6.0% kishin përdorur medikamente për dhimbjet (2)> 3.2% kishin përdorur qetësues(2)> 4.4 % kishin përdorur kokainë> 2.6% kishin përdorur thithës> 1.6 % kishin përdorur heroinë> 0.3% kishin përdorur steroide(2).Droga dhe të rinjtë?të dëmshme- 10% e meshkujve treguan se kishin pirë më shumë se 7 pije alkoolike në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme, kurse 10% e nxënëseve femra kishin pirë 5 pije në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme.Sipas këtij anketimi, alkooli ka më shumë mundësi se sa drogat që të shkaktojë dëme tek të rinjtë në komunitetin tonë.Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.Lloji i drogës që është marrëTë gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të ndryshëm.Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajoNë përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të konsumojë trupi.Si merret drogaDrogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.Karakteristikat fizikeEfekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të femrës.Humori dhe mjedisi i përdoruesitNë efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një atmosferë të keqe.Llojet e drogave të tjera që përdorenKur drogat përzien edhe efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe këto efekte nuk mund të parashikohen.Si ndikon droga tek një person?Shumë njerëz janë të shqetësuar sepse mendojnë që përdorimi i drogës tek të rinjtë po rritet. Shumë mendojnë që të gjithë të rinjtë ose përdorin ose kanë përdorur drogë. Por cilat janë faktet?Një anketim i vitit 2002(3) me nxënësit e shkollave të mesme shqyrtoi përdorimin e drogave legale dhe ilegale gjatë javës, muajit dhe vitit përpara ditës së anketimit. Gjithashtu anketimi shqyrtoi se sa nxënës kishin përdorur drogë në jetën e tyre.Sipas anketimit, nga të gjithë nxënësit e anketuar:> 25% kishin përdorur kanabis> 11% kishin përdorur një drogë tjetër ilegale> 4.5% kishin përdorur ekstazi> 2.8% kishin përdorur opiume (përfshi këtu edhe heroinë dhe morfinë)I njëjti anketim hulumtoi nivelin e përdorimit të alkoolit. Rezultatet treguan se më shumë nxënës përdorin alkool dhe shumë prej tyre e nisin atë që në moshë të re. Për shembull, 90% e nxënësve të moshës 14 vjeçare kishin provuar alkool kurse 95% e nxënësve të moshës 17 vjeçare kishin provuar një pije alkoolike të paktën një herë. Vetëm 12% e 12-17 vjeçarëve nuk e kishin provuar ndonjëherë alkoolin.Anketimi tregoi se një përqindje e lartë e nxënësve të shkollës së mesme pinin alkool rregullisht në sasi që konsiderohentë dëmshme- 10% e meshkujve treguan se kishin pirë më shumë se 7 pije alkoolike në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme, kurse 10% e nxënëseve femra kishin pirë 5 pije në një rast të vetëm gjatë javës së mëparshme.Sipas këtij anketimi, alkooli ka më shumë mundësi se sa drogat që të shkaktojë dëme tek të rinjtë në komunitetin tonë.Si ndikon droga tek një person? Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.Lloji i drogës që është marrëTë gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të ndryshëm.Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajoNë përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të konsumojë trupi.Si merret drogaDrogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.Karakteristikat fizikeEfekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të femrës.Humori dhe mjedisi i përdoruesitNë efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një atmosferë të keqe.Llojet e drogave të tjera që përdorenKur drogat përzien edhe efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe këto efekte nuk mund të parashikohen.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Meshkujt, të cilët marrin drogë, do të kenë problem në dhomën e gjumit, madje edhe pas shumë vjetësh, pasi të kenë hequr dorë prej saj.
Hulumtimi i fundit hedh poshtë thëniet e dikurshme se trupi mund të shërohet apo përmirësohet pas disa javësh.
Pas studimeve që kishte botuar revista prestigjioze "Sexual Medicine" ishin testuar 906 meshkuj, prej të cilëve 550 kishin qenë të varur nga droga (kokainë, heroinë, marihuanë...) apo edhe alkool. 365 meshkuj të tjerë nuk kishin përdorur as drogë e as alkool në sasi të tepruara.
Hulumtuesit kishin hulumtuar parametrat e ardhshëm: dëshirën seksuale, kënaqësinë seksuale dhe orgazmën. Ata kishin zbuluar se varësit e drogës në masë të madhe kishin aftësi më të vogla në krahasim me ata meshkuj, të cilët nuk kishin përdorur drogë. Për alkoolin ishte vërtetuar se është njëri ndër shkaktarët më të këqij të çrregullimit të ereksionit.
/Telegrafi/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ç'është marihuana?
Ajo është droga ilegale më e shpërndarë mes tinejxherëve-sipas disa statistikave më shumë se 1/3 e kanë provuar të paktën një herë. Fitohet nga bima Kanabis sativa. Marihuana bëhet nga majat (kokat) dhe nga gjethet e bimës së tharë. Hashishi dhe vaji i hashishit gjithashtu fitohen nga pjesë të bimës Kanabis.

Si duket marihuana?
Ekzistojnë më shumë forma të kanabisit:

- Marihuana-forma më e shpeshtë dhe më e dobët e kanabisit. Bëhet nga gjethet e thara dhe lulet e bimës kanabis. Lulet (gjegjësisht kokat) janë forma më potente e bimës. Marihuana ngjason në kullosë të prerë ngjyra e së cilës mund të jetë e përhimtë-e gjelbërt ose e gjelbërt-e kafenjtë. Zakonisht pihet me llullë uji (bong), me llullë të zakonshme ose e mbështjellur me dorë (xhoint).
- Hashishi bëhet nga rrëshira e bimës. Rrëshira presohet në blloqe të vogla. Ngjyra është mes të këfenjtës së çelur dhe të zezës. Koncentrimi i THC në hashishin është më e lartë se sa te marihuna.
- Vaji i hashishit-paraqet ekstrakt i dendur i yndyrshëm nga hashishi i cili me ngjyrë mund të jetë nga i kafenjtë në të artë gjer te i zeza. Zakonisht vendoset në majën e cigares ose në letrën e cigares dhe pastaj pihet. Vaji i hashishit është drogë më e fortë nga format e kanabisit.

Si përdoret?
Kanabisi përdoret në mënyra të ndryshme. Marihuana, hashishi dhe vaji i hashishit munt të pihen. Mënyra të tjera janë përmes ushqimit/pijes, mund edhe e përzier me përbërje tjera. Nëse pihet, ndikon shpejtë, por nëse haet ndikon shumë më gjatë.

Si ndikon kanabisi mbi organizmin?
Substanca kimike psikoaktive në kanabisin që bën të ndjeheni mirë (‘high”), quhet THC (delta-9 tetrahydrocannabinol). Nëse kanabisi pihet, THC-ja shkon në mushkëri, e pastaj përmes gjakut në tru. Nëse pranohet përmes stomakut THC-ja kalon nëpër stomak në mëlçi e pastaj në gjak dhe tru.

Pse njerëzit përdorin kanabis?

- Kanabisi shkakton njerëzit të ndjehen mirë ("high") ose euforik, të relaksuar ("stoned"). Ndihmon të ndjehen më të lumtur, më të relaksuar, të zhytur në fantazi të bukura, qeshin, flasin më shumë.
- Në disa shtete kanabisi shfrytëzohet gjatë shërimit të disa sëmundjeve: e përmirëson disponimin te të sëmurët nga kanceri që janë në hemoterapi, te të sëmurët nga SIDA e në disa eksperimente ndihmon për shërimin e glaukomit (sëmundje e syrit). Te të sëmurët e tillë jepen sasi të kontrolluara të marihuanës përmes gojës (jo me thithje, pasi që është e dëmshme oër mushkëritë).

A ka efekte të padëshirueshme?

Efekte të padëshirueshme - afatshkurte
Efektet e kanabisit ndryshojnë nga njeriu në njeri.

- Efekti i menjëhershëm zgjat prej 2-3 orë dhe përskaj disponimit të mirë përfshin edhe disa efekte të padëshirueshme. Nëse përdoret me alkool, këto efekte janë shumë më të shprehura dhe më të rënda. Paraqitet kjo: koncentrim i zvogluar, koordinim i çrregulluar, çrregullim i percepcionit për kohë, hapësirë dhe distancë, puls i përshpejtuar, ndryshim në shtypjen e gjakut, përgjumësi, ndjenjë e apetiti të zmadhuar, sy të skuqura.
- Doza më të mëdha të kanabisit i përforcojnë efektet paraprake, por e mundshme është edhe paraqitje e efekteve plotësuese si: konfuzion, shqetësim, ekscitim, panik, shkëputje nga realiteti, paranojë, neveri. - Nëse merret rregullisht dhe në doza më të mëdha mund të shkaktojë simptoma psikotike që zgjasin disa ditë. Këto epizoda shpesh karakterizohen si halucinacione pamore dhe dëgjuese. Psikoza është sëmudje mendore dhe do të thotë që ndonjë person beson në imanigjata, që nuk janë reale. Te personat që kane predispozicion për sëmundje mendore, kanabisi mund të shkaktojë shfaqjet të sëmundjes. Si rezultat i përdorimit të gjatë mund të shfaqen efektet që vijonë:

- Rrezik për astmë, emfizemë, frymëmarrje të shkurtuar, infeksione të mushkërive, infeksione të fytit, gojës dhe kancer të mushkërive.
- Koncentracion i dobësuar, humbje të memories dhe vështirësi na mësim.
- Depresion i sistemit të imunitetit, me të cilin zmadhohet rreziku për shfaqje të infeksioneve.
- Sëmundje mendore serioze siç është skizofrenia.
- Gratë shtatëzëna që përdorin kanabis kanë rrezik të lindin fëmijë me peshë trupore më të vogël, të lindur para kohe, ose fëmijë me anomali të lindura.
- Kanabisi përmban më shumë tar dhe koncentrime të larta të disa substancave kancerogjene se sa duhani. Një xhoint marihuanë përgjigjet për 8 cigare.

Ç'nënkuptohet nën tolerancë dhe varësi nga kanabisi?

Gjatë përdorimit të rregullt të kanabisit zhvillohet toleranca, kjo do të thotë që ta arrijë efektin e njëjtë personi doemos të merr sasi më të madhe. Personat e tillë janë të varur nga kanabisi psiqikisht dhe fizikisht. Nëse nuk kanë kanabis vjen deri te vuajtja fizike, shfaqen probleme me gjumin, ndjenjë frike, humbje të oreksit dhe mundime në bark. Këta simptoma humben për disa ditë, edhe pse problemet me gjumin mund të zgjasin më gjatë.

Si të parandalohen efektet negative shëndetësore?
Mënyra më e mirë që të menjanohen efektet e dëmshme e kanabisit është që të mos pëdoret-kjo sidomos vlen për njerëzit që kanë pasur epizoda psiqike ose që kanë histori familjare pozitive për psikozë.

Nëse shoku yt përdor kanabis, si t'i ndihmosh?
Mund të provosh të bisedosh me të. Ai mund të hidhërohet dhe ta mohojë problemin. Zgjidhe çastin kur të dy jeni të qetë. Nuk ka dobi nga biseda kur ai është nën ndikim të drogës. Ki ndër mend se nuk mund ta ndryshosh. Mund t'i japësh vetëm informata korekte rreth asaj se si ndikon droga mbi shëndetin dhe jetën e tij.

Si të rrefuzosh nëse dikush të ofron të provosh kanabis?
Duhet të jeshë i përgatitur që më përpara si do të reagosh. Shumë njerëz të rinj ndjehen në një farë mënyre të detyruar nga shokët të përdorin kanabis. Mund të thuash thjesht “jo falemnderit, nuk pi” ose “jo, nuk hyj në atë shok” dhe hiqu anësh. Mundesh paraprakisht në shtëpi në zë të ushtrosh si do të refuzosh, që të të duket më reale. Duhet të jeshë i fortë, e jo agresiv dhe pasiv. Mirë është të largohen situatat sociale ku përdoret kanabisi, si edhe njerëzit që mund të bëjnë shtypje.Heqja dorë nga kanabisi
Ekzistojnë dy mënyra: të zvogëlohet sasia dhe të ndërpritet gradualisht ose të ndërpritet përnjëherë. Mënyra e dytë është më efikase. Është e dobishme që paraprakisht të mendoni cili është shkaku për ndërprerjen, dhe kjo të shkruhet si përkujtimore dhe të caktohet dita. Që t'i përmbahet vendimit dhe më pak të mendojë për drogën, është e dobishme që personi që heq dorë të jetë maksimalisht i angazhuar me aktivitete plotësuese. Duhet të largohen situatat e njohura që kanë sjell deri te droga. Nuk është turp të kërkohet ndihmë nga shoku. Duhet haptazi t'u tregohet të tjerëve se më nuk bëhet fjalë për personin e njejtë. Mund të jetë më lehtë se sa mendoni.

Si t'i ndihmohet një të varuri nga kanabisi?
Ekzistojnë reparte për shërimin e të varurve.

Ku të drejtoheni për ndihmë?

Mjeku juaj
Repartet Emergjente të spitaleve
Spitali Psikiatrik, apo Qendra për Keqpërdorim dhe Varësisë nga Drogat dhe Substancat e tjera psikoaktive.

Përgatiti: Bardhyl I.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Teknikisht, drogat janë lëndë kimike të cilat ndikojnë në funksionimin normal të trupit dhe/ose të trurit. Jo të gjitha drogat janë të paligjshme. Për shembull, kafeina (e cila gjendet në kafe ose në pijen “Coca-Cola”), nikotina (e cila gjendet në cigare) dhe alkooli teknikisht janë të gjitha droga të ligjshme edhe pse zakonisht nuk quhen të tilla. Barnat, si ato që shiten me recetë të lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci, janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet. Drogat e paligjshme janë droga të cilat janë kaq të dëmshme saqë vendet në mbarë botën kanë vendosur t’i vendosin nën kontroll.Këto vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit nëse mban, përdor ose shet droga të tilla në gjithë botën. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju. Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat e paligjshme kanë një efekt të menjëhershëm fizik, për të cilin mund të lexoni në këtë broshurë. Por drogat mund të pengojnë shumë edhe zhvillimin psikologjik dhe emocional, sidomos te të rinjtë. Në të vërtetë, drogat mund të shkatërrojnë potencialin e atyre që i përdorin, të cilin ata nuk mund ta rifitojnë kurrë më, sepse drogat kthehen në një lloj zëvendësuesi të mekanizmave që na duhen në jetë. Edhe pse drogat në këtë broshurë përshkruhen veçmas, ato shpesh përdoren së bashku.Kjo përzierje e drogave mund të ketë pasoja të rënda dhe të paparashikueshme për trupin dhe mendjen e përdoruesve. Së fundmi, duhet thënë se drogat turbullojnë aftësinë gjykuese të përdoruesve të tyreKjo do të thotë se shpesh përdoruesit e drogave marrin rreziqe më të mëdha, siç është, për shembull, seksi i pambrojtur. Kjo shkakton infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje të tjera të transmetuara seksualisht.
Tipet e drogave

Kanabis
Kokaina
Ekstazia
Heroina
Haluçinogjenët: LSD
Metamfetamina
Morfina
Nikotina
Kafeina

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kanabis

Bongo/Ganja/Grass/Marijuana/Pot/Thai sticks
[redakto]Çfarë është ?
Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.
[redakto]Si merret ?
Zakonisht, të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë I vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të forte të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.
[redakto]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kanabisit ?
Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit i rritet oreksi dhe pulsi. Përdoruesi ka probleme edhe me kryerjen e akteve fizike dhe intelektuale, si për shembull e ka të vështirë të ngasë makinën apo të mendojë në mënyrë logjike. Nëse merret në doza të mëdha, kanabisi mund të mprehë perceptimin e tingujve dhe të ngjyrave nga ana e përdoruesit, ndërkohë që ia bën të ngadaltë dhe të paqartë të menduarit. Nëse doza është shumë e madhe, efekti i kanabisit është i ngjashëm me efektin e drogave haluçinogjene dhe mund të shkaktojë ankth, panik dhe, madje, episode psikopatike. Përdoruesit e rregullt të kanabisit përballen me rrezikun e zhvillimit të një varësie psikologjike deri në atë masë sa të humbasin interes në të gjitha aktivitetet e tjera si puna apo marrëdhëniet me njerëzit. Studimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe rritjes së skizofrenisë.
[redakto]Rreziqe të tjeraTymi i kanabisit përmban 50 për qind shumë katran se cigaret me përmbajtjen më të lartë të katrani, gjë që i vendos përdoruesit në një rrezik më të madh të kancerit të mushkërive dhe të sëmundjeve të tjera të sistemit të frymëmarrjes.
[redakto]Kokaina

Artikull kryesor : Kokaina
Crack/Bazooka/Blanche/Cake/Coke/Lady
[redakto]Çfarë është ?
Kokaina është një pluhur i bardhë ose ngjyrë qumështi, i cili vepron si stimulues i fuqishëm. Kokaina nxirret nga gjethet e bimës së kokës.Gjatë rrugës, mund të tretet ose të “pritet” me lëndë të tjera me qëllim që të rritet sasia.Droga “crack” është një kokainë e cila është përpunuar më tej me amoniak ose bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe ngjan si flokëza ose kokrriza të vogla.
[redakto]Si merret ?
Zakonisht, kokaina thithet me hundë ose injektohet, ndërsa droga “crack” tymoset si duhani.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Kokaina i jep përdoruesit një ndjesi gjallërie shpirtërore dhe e vendos në një gjendje euforie. Gjithashtu, shpesh përdoruesi provon një rritje të përkohshme të niveleve të gatishmërisë nervore dhe të energjisë dhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
[redakto]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e kokainës ?
Efektet afatshkurtra përfshijnë humbjen e oreksit, shpejtimin e frymëmarrjes dhe rritjen e temperaturës së trupit dhe të rrahjeve të zemrës. Përdoruesit mund të sillen në mënyrë shumë të çuditshme dhe të parregullt dhe, ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Doza të tepërta të kokainës mund të shkaktojnë edhe konvulsione, krizë epilepsie, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës. Përdoruesit afatgjatë të kokainës rrezikojnë të kenë një mori problemesh shëndetësore, disa prej të cilëve varen nga mënyra se si e marrin këtë drogë. Thithja me hundë e kokainës dëmton shumë rëndë indet e hundës; tymosja mund të shkaktojë probleme të aparatit të frymëmarrjes; ndërsa injeksioni mund të shkaktojë abscese ose sëmundje infektive. Rreziqe të tjera, pavarësisht mënyrës si merret droga, përfshijnë varësinë e fuqishme psikologjike, kequshqyerjen, rënien në peshë, humbjen e orientimit, apatinë dhe një gjendje që ngjan me psikozën pananojake.
[redakto]Rreziqe të tjera
Përzierja e kokainës me alkoolin është një kokteijl i rrezikshëm dhe mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e vdekjes së papritur.Ekstaza

E/Snackies/New Yorkers
[redakto]Çfarë është ?
Ekstaza është një stimulues psikoaktiv, i cili zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme.
[redakto]Si merret ?
Zakonisht gëlltitet por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet.
[redakto]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik.Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e ekstazës ?
Në periudhën afatshkurtër, ekstaza mund të bëjë që trupi të mos i përfillë sinjalet e problemeve siç janë dehidratimi, vilania dhe rraskapitja dhe mund të pengojë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Për më tepër, ekstaza mund të dëmtojë rëndë organe të tilla si mëlçia dhe veshkat. Ndonjëherë, mund të shkaktojë edhe konvulsione dhe pushim të zemrës. Doza të mëdha të ekstazës shkaktojnë një gjendje acarimi, ankthi dhe halucinacionesh të rënda.Përdorimi afatgjatë i ekstazës mund të dëmtojë disa pjesë të caktuara të trurit, duke shkaktuar kështu depresion dhe humbje të kujtesës.
[redakto]Rreziqe të tjera
Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre
[redakto]Heroina

Artikull kryesor : Heroina
Smack/H/Horse/Junk/Harry/White lady
[redakto]Çfarë është ?
Heroina ose sic quhet ne zhargonin e rruges e kuqja është një drogë që shkakton varësi te forte dhe që ka veti kundra dhimbjes dhe e cila prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret nga bima e opiumit.Kjo është droga qe me se shumti merret me shiringe. Heroina e pastër është një pluhur i bardhë. Heroina e rrugës është zakonisht e bardhë në ngjyrë kafe sepse përzihet me lëndë të papastra, çka do të thotë që çdo dozë ndryshon nga tjetra. Shkakton varesine fizike ndryshe nga drogat e tjera.
[redakto]Si merret ?
Zakonisht injektohet por mund edhe të thithet me hundë ose të tymoset.
[redakto]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Heroina mund t’u heqë përdoruesve tensionin, ankthin dhe depresionin. Përdoruesi ndjehet i shkëputur nga lodhja ose dhimbja emocionale ose fizike. Në doza të mëdha, përdoruesi mund të provojë gjendje euforie.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e heroinës ?
Pasojat afatshkurtra përfshijnë zvogëlimin e bebes së syrit, të përzier, të vjella, përgjumje, paaftësi për t’u përqendruar dhe apati.Heroina shkakton varësi të madhe fizike dhe psikologjike te përdoruesi. Përdoruesit rrezikojnë të zhvillojnë edhe një shkallë tolerance ndaj kësaj droge, çka do të thotë se me kalimin e kohës u duhet të marrin doza gjithnjë e më të mëdha për të provuar efektin që dëshirojnë. Përdorimi afatgjatë i heroinës ka një shumëllojshmëri pasojash të rënda për shëndetin. Mes të tjerash, mund të shkaktojë rënie të shpejtë në peshë, kequshqyerje dhe kapsllëk.Heroina mund të shkaktojë edhe çrregullim të ciklit mujor te femrat, përgjumje dhe apati kronike. Lënia e menjëhershme e heroinës shkakton simptomat e tërheqjes nga ky ves, të cilat mund të jenë të rënda dhe përfshijnë ngërç, diarre, dridhje, panik, sekrecione të hundës, të ngjethura dhe djersitje.
[redakto]Rreziqe të tjera
Përdoruesit rrezikojnë të marrin mbidozë të heroinës e cila mund të shkaktojë gjendje kome dhe vdekje për shkak të bllokimit të aparatit të frymëmarrjes.
[redakto]Haluçinogjenët

[redakto]Çfarë janë ?Haluçinogjenët, ose drogat psikopatike, janë droga të cilat ia ndryshojnë gjendjen e ndërgjegjes përdoruesit si edhe shkaktojnë lloje të ndryshme halucinacionesh.Llojet kryesore të halucinogjenëve janë dietilamidi i acidit dilisergjik (LSD), fenociklinida (PCP), amfetaminat, meskalina dhe psilocibina.
[redakto]LSD

Dietilamidi i acidit dilisergjik
Acid/Hippie (PCP)
[redakto]Çfarë është ?
LSD-ja është një drogë gjysmë-sintetike e prodhuar nga acidi lisergjik, i cili gjendet në një kërpudhë që rritet në bimën e thekrës dhe drithëra të tjera. LSD-ja, e cila zakonisht quhet edhe “acidi”, është një prej drogave halucinogjene më të fuqishme. Në rrugë zakonisht shitet në formën e katrorëve të vegjël prej letre me flluska me kokrra ku brenda përmbahet droga, por shitet edhe në formën e tabletave, kapsulave si edhe në formë të lëngshme. Është një lëndë pa ngjyrë dhe pa erë, me një shije paksa të hidhur.Si merret ?
Zakonisht gëlltitet.

[redakto]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Nëse merret LSD, ajo shkakton ndryshime të forta në mendime, humor dhe shqisa, krahas ndjenjave të afërsisë dhe shoqërimit.Megjithatë, efektet e sakta të LSD-së ndryshojnë në varësi të gjendjes mendore të përdoruesit dhe mjedisit ku merret kjo drogë.

[redakto]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e LSD-së ?
Në periudhën afatshkurtër, LSD-ja shkakton zhgënjim dhe perceptime të shtrembëruara. Ndryshon sensi i thellësisë dhe kohës i përdoruesit, ndërsa bëhen më të mprehta ngjyrat, tingujt dhe prekja. Disa përdorues të LSD-së provojnë mendime dhe ndjenja të forta dhe të frikshme si për shembull frika se mos humbasin kontrollin, frika nga çmenduria dhe vdekja dhe dëshpërim. Pasojat fizike janë të vogla në krahasim me pasojat psikologjike dhe emocionale. Në të përfshihet zmadhimi i bebes së syrit, shpeshtimi i rrahjeve të zemrës dhe rritja e tensionit të gjakut, humbja e oreksit, pagjumësia, thatësirë në gojë dhe të dridhura.Metamfetamina

Crack meth/Ice/Crystal meth/Tik/Shabu/Yaba
[redakto]Çfarë është ?
Metamfetamina bën pjesë në atë grup drogash që quhen stimulues të llojit të amfetaminës (ATS). Është drogë sintetike e cila zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm.Metamfetamina është në formën e pluhurit, të tabletave ose kristaleve që ngjajnë me copëza qelqi të thyer.
[redakto]Si merret ?
Mund të gëlltitet, të thithet me hundë, të tymoset ose të injektohet.
[redakto]Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?
Metamfetamina stimulon një ndjesi mirëqenieje fizike dhe mendore, si edhe një valë euforie dhe gjendje të gëzueshme shpirtërore. Përdoruesi provon një rritje të përkohshme të energjisë, e cila e bën përdoruesin të mendojë se mund t’i kryejë më mira aktet fizike ose intelektuale. Përdoruesi ndjen edhe një shtyrje në kohë të urisë dhe të lodhjes.
[redakto]Cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e metamfetaminës ?Në periudhën afatshkurtër, përdoruesit humbasin oreksin dhe fillojnë të marrin frymë më shpejt. Mund t’u shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe mund t’u rritet tensioni i gjakut si edhe mund t’u rritet temperatura e trupit dhe të djersijnë. Në doza të mëdha, përdoruesit mund të ndjehen të paqetë dhe të acaruar dhe mund të provojnë goditje paniku. Doza të tepërta të metamfetaminës mund të shkaktojnë edhe konvulsione dhe vdekje për shkak të mosfunksionimit të aparatit të frymëmarrjes, hemorragji cerebrale ose mosfunksionim të zemrës.Përdorimi afatgjatë i metamfetamnës mund të shkaktojnë kequshqyerje, rënie në peshë dhe zhvillim të varësisë psikologjike.Kur ndërpritet përdorimi i metamfetaminës, përdoruesi fle për një kohë të gjatë dhe pastaj zakonisht bie në depresion.
[redakto]Rreziqe të tjera
Ndonjëherë, metamfetamina bëhet shkak për sjellje agresive, të dhunshme dhe shumë të pazakontë te përdoruesit.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons