Ministria e Mbrojtjes ka mbajtur të martën paradite një komunikim të ri me mediat lidhur me ngjarjen në Afganistan, ku një komando shqiptar u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.
Në një konferencë për shtyp, gjeneral/brigade, Viktor Berdo ka dhënë disa detaje mbi gjendjen e komandos Aleksandër Peci, si dhe mbi të ndjerin Feti Vogli, të cilit i është akorduar titulli “Dëshmor i Atdheut”.
Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes ka saktësuar se është organizuar gjithçka për kthimin e trupit të të ndjerit, i cili sipas tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.
Ja dhe deklarata e plotë e gjeneral
Sulmi ndaj komandove
Në shtëpinë e Aleksandrit
Sulmet e afganëve me uniformë
Afganistan, vritet komandoja shqiptar
brigade, Viktor Berdo: “Në orën 16:30 të datës 20 shkurt 2012, gjatë një inspektimi në fshatin Robot, grupi i parë i kontigjentit “Eagle 4” ka rënë në zjarrin e furishëm të një efektivi të policisë afgane. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre ushtarakë, dy shqiptarë dhe një i huaj. Ndërsa ushtarët e tjerë kanë arrestuar 11 atentatorët. Menjëherë pas ngjarjes, komanda e NATO-s ka marrë masa për dërgimin e ushtarëve në spital, por komandant Feti Vogli nuk u ka mbijetuar plagëve. Në orën 17:10 është komunikuar vdekja e tij, ndërsa në orën 22:34, sipas orës lokale, ose 19:34 sipas orës tonë, oficerët shqiptarë kanë raportuar se komandoja Aleksandër Peci i ka mbijetuar me sukses operacionit, duke përgënjeshtruar lajmin e parë se edhe ai kishte vdekur. Rreth orës 23, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë njoftuar publikun me një komunikatë tjetër, ku njoftohej se gjendja e Peçit ishte përmirësuar. Lidhur me procedurat për ceremoninë e varrimit të kapiten Feti Voglit është ngritur grupi i punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kapiten voglit i është akorduar vlerësim “Dëshmor i Atdheut”, që do t’i jepet gjatë ceremonisë së varrimit në varrezat Dëshmorët e Kombit”, ka deklaruar gjeneral Berdo.
Topi: Medaljen e shqiponjës Feti Voglit
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka qenë paraditen e së martës në Baldushk të Tiranës, ku ka vizituar familjen e komandos Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë një sulmi ditën e hënë në Afganistan.
Gjatë takimit me familjarët, Topi ka shprehur vlerësimet më të larta për komandantin e grupit të parë, si dhe u ka garantuar atyre se shteti do t’u qëndrojë pranë në këto momente të vështira. Në përfundim të vizitës Topi është prononcuar edhe për mediat.
“I akordoj familjes së kapitenit Feti Vogli Medaljen e Artë të Shqiponjës. Do vazhdojmë të qëndrojmë përkrah aleatëve për ruajtjen e paqes në botë. Gjithashtu, i uroj shërim të shpejtë komandos së plagosur në Afganistan, Aleksandër Peci. Shteti ka marrë të gjitha masat për të ndihmuar familjet e komandove të sulmuar”, ka deklaruar Topi.
Ndërkohë, në familjen e komandos së vrarë ka qenë për një vizitë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander Arvizu.
Topalli, ngushëllime familjes Vogli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u është bashkuar ngushëllimeve për familjarët e kapiten Feti Voglit, i cili mbeti i vrarë të hënën në Afganistan.
Në mesazhin e saj, kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar me nota maksimale heroizmin e ushtarakut shqiptar në shërbim të paqes.
“Kapiten Vogli donte të mbronte paqen për fëmijët afganë. Çdo shqiptari i duket sikur ka humbur një pjesëtar të familjes. Shprehim dhimbjen më të thellë për këputjen e jetës së një heroi shqiptar”, është shprehur Topalli.
Vogli, ngushëllime edhe nga Prishtina
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut shqiptar Sali Berisha, me rastin e humbjes së komandos shqiptar Feti Vogli në Afganistan.
“Me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Kandahar të Afganistanit, ku ra në krye të detyrës komandanti Feti Vogli. Në emër të qeverisë, popullit të Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, shprehet Thaçi në mesazhin e tij.
Nga ana tjetër, duke u shprehur i vetëdijshëm për momentet e vështira që po kalon populli shqiptar për këtë ngjarje, kryeministri kosovar ka shprehur urimin e tij për shërimin e komandos së plagosur rëndë, Aleksandër Peçi.
Më tej zoti Thaçi ka shprehur bindjen e tij se, pavarësisht ngjarjes, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s në Afganistan.
Ndërkohë, një telegram analog ministri i Jashtëm kosovar i ka dërguar homologut shqiptar Edmond Haxhinasto, ku shprehen ngushëllimet për humbjen e rëndë.
“Shqiptarët, kudo që ndodhen, ndajnë së bashku dhimbjen e familjarëve të viktimës dhe u bashkohen lutjeve për mbijetesën e ushtarit tjetër”, thuhet në telegram.