Forumi Kuq E Zi
Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ilaç i ri për kurimin e kancerit në pankreas 430557_381205025224258_141388129205950_1631684_910357291_n
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një armë të re kundër kancerit në pankreas, pas rezultateve premtuese të arritura në disa eksperimente në laborator. Sipas tyre, qelizat kancerogjene mund të shkatërrohen duke kombinuar dy ilaçe.

Kërkimi i bërë nga një Institut në Londër thotë se kombinimi i një ilaçi të kemoterapisë, me emrin gemcitabin me një ilaç eksperimental me emrin, MEK003 vret qelizat kancerogjene dhe shumëfishon efektin e secilit ilaç në organizëm.

Pas testimit te minjtë, tashmë janë njerëzit ata që po i nënshtrohen testimit për të parë nëse funksionon. Richard Griffiths, 41 vjeç nga Coventry po përdor këtë ilaç që kur u diagnostikua me kancer në pankreas në majin e vitit të shkuar.

"Pas 6 cikleve trajtim, një skaner tregoi se masat e tumorit ishin zvogëluar, ndaj kam vazhduar me kurën",-tha ai, duke shtuar se tashmë ishte optimist dhe se mund t′ia dilte mbanë, së bashku me shkencën krah tij.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Produkti i shumëpërfolur “Vitadox”, i cilësuar si ilaç kundër kancerit, nuk është i regjistruar në vendin tonë. Ky konfirmim jepet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që ajo bën të ditur se nuk ka kompetencë për ta kontrolluar apo bllokuar atë nga tregun farmaceutik, pasi ai nuk është një medikament i mirëfilltë mjekësor, pra ilaç, por një produkt popullor. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, të kontaktuara nga gazeta, fillimisht sqarojnë se ky produkt nuk është medikament mjekësor i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.Po ashtu, vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, bën të ditur se nuk i ka ardhur asnjëlloj kërkese për leje importi për këtë produkt. “Ministria e Shëndetësisë nuk e ka të regjistruar këtë lloj produkti, dhe nuk as të drejtë kontrolli apo bllokimi të tij. Janë institucione të tjera për këtë punë. Për barnat antikanceroze nuk ka asnjë ligj që i kontrollon”, - ka sqaruar ministri i Shëndetësisë, nëpërmjet zëdhënëses së tij për shtyp. Por, me gjithë këtë deklaratë, tashmë janë shtuar edhe më shumë enigmat rreth ilaçit që pretendohet se lufton jo vetëm kancerin, por edhe një sërë sëmundjesh të tjera. Preparati “Vitadox” vetëm para pak ditësh ka filluar të shitet në një farmaci në kryeqytet dhe kaq ka mjaftuar që lajmi të marrë dhenë se më në fund është gjetur edhe zgjidhja për kurimin e kancerit dhe se tashmë medikamenti i ardhur nga Kuba mund të blihet vetëm në Shqipëri. Por, ajo që mbetet ende e paqartë për këtë produkt të quajtur ilaç, është fakti se deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk bën të ditur sesi ka hyrë ky medikament në vendin tonë dhe sa i lejueshëm është ai për t’u përdorur nga njerëzit që vuajnë nga kanceri apo edhe sëmundje të tjera.Deri më tani, institucioni që fajësohet, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë për futjen e këtij produkti në vendin tonë, aq më tepër që nuk është i lejuar as në vendet e Bashkimit Europian, është Dogana. Sipas specialistëve të sektorit të shëndetësisë dhe ata të tregut farmaceutik, Dogana është institucioni i parë dhe i vetmi që duhet të bënte kontrollin e këtij produkti. Përsa kjo gjë nuk bëhet e ditur se ka ndodhur, specialistët hedhin dyshime se produkti mund të jetë futur në Shqipëri në mënyrë kontrabandë, nëpërmjet metodës të quajtur me “trasta”, që lejon kalimin e tij me arsyen se sasia e marrë është për përdorim personal. Ndërkaq, burime të tjera bëjnë të ditur se sasia e “Vitadox” që ka ardhur në Shqipëri në datën 29 prill është e limituar, por kjo nuk do të thotë se pas mbarimit të saj, ky produkt nuk do të vijë më në vendin tonë, aq më tepër nëse asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk do të marrë masa, qoftë edhe për të sqaruar opinionin publik për preparatin në fjalë, pastaj të mbetet në dëshirën e pacientëve për ta përdorur ose jo atë. Gjithsesi, ky nuk është një lajm që ka “pushtuar” vetëm vendin tonë, por edhe Italinë. Ditët e fundit në mediat italiane është raportuar shumë rreth këtij produkti, duke vënë theksin se ai është i pa certifikuar nga Bashkimi Europian dhe se nuk njihen vetitë e tij si medikament që shëron sëmundjen e pakurueshme deri tani, të kancerit. Ndryshe nga farmacia që tregton këtë produkt në vendin tonë, e cila ka sqaruar se në përmbajtjen e ilaçit gjendet vetëm helmi i akrepit blu, mediat italiane raportojnë se ai është i përbërë nga droga, helmi i gjarprit skorpions, helmi i akrepit dhe këta përbërës janë tretur në alkool.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons