Baumgartner synon te thyeje rekordin e Joe Kittinger, duke u leshuar me parashute nga lartesia 36.000 metra
Ka kercyer shume here nga ndertesat me te larta ne bote, ka kaluar Kanalin Armel me nje fluturake me karbon, ka kercyer edhe nga aeroplani. Perse te mos kerceje edhe nga hapesira?
Keshtu ka menduar 41 vjeçari Felix Baumgartner, sportist ekstrem nga Austria. Dhe jo vetem ka menduar. Ai, prej pese vitesh po pergatitet per nje rast te tille. Ka kaluar tashme te gjitha testet per qendrueshmeri ne kushtet e hapesires, te parapara per astronautet.
Duhet pasur parasysh se ne lartesine nga e cila deshiron te kerceje Baumgartner, mbreterojne temperatura rreth minus 70 grade celsius. Per kete arsye ai, per aksionin e tij te çmendur do te veshe pajisjet e astronauteve.
Baumgartner me kete veprim synon te thyeje rekordin te cilin e pati vene amerikani Joe Kittinger, ne vitin 1960, duke u leshuar me parashute nga lartesia 31.000 metra. Austriaku do te leshohet nga stratosfera, gjegjesisht nga lartesia 36.000 metra, ku mendon te ngjitet me balone me helium.
Me kete rast ai do te duhej te thyente kater rekorde: rekordin per fluturimin me te larte me balone, per kercimin nga lartesia me e madhe, per tejkalimin e shpejtesise se zerit ne renie te lire dhe per kercimin qe do te zgjase me se shumti, rreth 5.30 minuta.