Futbollisti i njohur Aleksandro Del Piero ka hapur debate me dy foto të hedhura në Facebook. Lojtari i Juventusit ka qenë në duke udhëtuar me makinë gjatë ditëve të fundit në Itali dhe ka menduar të bëjë disa foto, por duke “fluturuar” nga pakujdesia e tij.
Në një moment ka dashur t’u tregojë fansave se sa ftohtë ishte në Torino dhe për këtë qëllim ka fotografuar termometrin e makinës.
Por në këtë moment ka ndodhur dhe gafa, raporton agjencia noa.al. Fotoja, jo vetëm tregon temperaturën e ulët në Torino, por edhe një tjetër detaj. Shigjeta e kilometrazhit të makinës së tij tregon plot 140 kilometra në orë.Dhe ajo që është edhe më e rëndë, ka të bëjë me faktin se kapiteni i Juventusit me 140 km në orë, vendos të bëjë fotot dhe të mbajë timonin vetëm me një dorë. Pasi ka hedhur dy fotot në Facebook, fansat i kanë vënë në dukje këtë detaj.
Më pas Del Piero i ka fshirë fotot që shihni këtu, por komentet nuk kanë munguar në media në lidhje me shpejtësinë e madhe që ecte Del Piero në rrugë.