Birmingham (Alabama) – I dyshuari per vrasjen e gruas se tij ne muajin e mjaltit, nderkohe qe ata ishin duke bere scuba diving, eshte shfaqur ne sallen e gjyqit me gruan e tij te re, cuditerisht kopje si e para. Sipas akuzes, 34 vjecari Gabe Watson, e mbyti bashkeshorten e tij, 26 vjecaren Tina, ne vitin 2003, ndersa zhyteshin ne Grand Reef Corallina pasi i bllokoi tubin e furnizimit te ajrit, per te marre parate e sigurimeve. Ai eshte vetembrojtur gjithmone duke thene se ai ishte nje aksident per shkak te mungeses se pervojes dhe panikut ne ate moment nga Tina, si nje zhytese fillestare qe ishte.
Dhe tani, ka rinisur procesi kunder Birmingham (ku si deshmitar do te vijne edhe rojet bregdetare australiane te cilet asistuan ne vdekjen e gruas). Nderkohe Gabe i ka befasuar te gjithe duke u shfaqur ne gjykate i qete dhe ne shoqeri te mire. Shoqja e tij e re ka floket ne te njejten ngjyre , syte te njejte si edhe buzeqeshje te ngjashme me ish bashkesorten e tij: Kim Lewis, gruaja e re e tij, eshte pothuajse identike me Tinen.