Policia në Shën Petersburg ka marrë një ofertë të papritur nga një shofer taksie.
Dy policë nga departamenti i hetimeve po dërgoheshin nët shtëpisë nga Taleh Gajiev, shtetas i Azerbajxhanit, i cili makinën e tij e shfrytëzonte si taksi.
Kur dy policët, që nuk mbanin uniformat e tyre, arritën në destinacionin e caktuar, Gajiev i ka pyetur nëse duan të pinë hashash.
Në përpjekje për ta kapur, njëri nga policët është sulmuar me thikë nga Gajiev. Ky i fundit tani ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për posedim të narkotikëve dhe sulm ndaj policit.