Forumi Kuq E Zi
PS: Kodi i ri, ministrat të mbajnë përgjegjësi personale  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PS: Kodi i ri, ministrat të mbajnë përgjegjësi personale  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PS: Kodi i ri, ministrat të mbajnë përgjegjësi personale  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PS: Kodi i ri, ministrat të mbajnë përgjegjësi personale  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
PS: Kodi i ri, ministrat të mbajnë përgjegjësi personale  HysiPartia Socialiste ka argumentuar ndryshimet e kërkuara prej saj në Kodin Penal me faktin që shpesh herë hidhen akuza ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe kur ata përfundojnë mandatin, nuk ndodh asgjë. Për këtë arsye janë shtuar nene të tkera në Kodin Penal për të parandaluar abuzime me detyrat nga funksionarë publik. Një prej hartuese të këtyre amendamenteve është dhe anëtarja socialiste e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, e cila ka sqaruar se përmes këtyre ndryshimeve synimet dënimi i çdo zyrtari që abuzon me detyrën dhe askush të mos shmanget përmes hapësirave ligjore.

Duke theksuar nevojën e këtyre ndryshimeve, deputetja socialiste nënvizon se në hartimin e vendimeve të ndryshme krijohen shtigje për abuzime dhe gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi për shpërdorimin që i bëhet parave të taksapaguesve. Ajo vlerëson se punonjësit që i zbatojnë këto udhëzime shmangen nga përgjegjësia penale. Por, larg kësaj përgjegjësie, zyrtarja socialiste thotë se nuk duhet të shmangen as niveli më i lartë i qeverisë, siç janë pjesëtarët e Këshillit të Ministrave. “Besojmë se jemi të gjithë dakord, në rast edhe qeveria është e sinqertë për ato që thotë, për tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pozitën publike. Ta diskutojmë edhe ta miratojmë këtë paketë ndryshimesh. Asnjë ministër dhe asnjë kryeministër i kujtdo qeverie që do të jetë dhe do të vijë më vonë nuk mund të bëjë asgjë”,- deklaroi dje Vasilika Hysi.

Për socialistët, asnjë shfrytëzim i hapësirave për të përfituar dhe që rezulton të jetë vepër penale, nuk duhet t’i shmanget dënimit përmes argumentit se akti ka qenë kolektiv dhe si i tillë të jetë i pandëshkueshëm. Mbi këtë çështje, deputetja e PS-së sjell në vëmendje rastin e rrugës Durrës – Kukës, ku sipas saj, ka pandëshkueshmëri të abuzimeve me fondet publike. Ashtu sikundër ajo sjellë në vëmendje zvarritjen e çështjes e Gërdecit, si edhe probleme të pandëshkueshmërisë për persona të tjerë që akuzohen për tenderët, prokurimet të ndryshme, dhënien e koncensioneve etj,. “Asnjë ministër apo kryeministër, i kujt do qeverie, nuk mund të abuzojë. Të gjitha dëmet e mëdha që raporton KLSH-it, kush i paguan? I paguajmë ne, taksapaguesit shqiptarë. Asnjë ministër apo Kryeministër nuk ka mbajtur përgjegjësi deri më sot”, – shprehu shqetësimin Hysi.

Për të gjitha këto pretendime, Partia Socialiste ka hartuar një grup propozimesh, të cilat do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Mbi këtë çështje, ekspertë socialistë do të kërkojnë zbatim të ligjit penal ndaj Këshillit të Ministrave. Në nenin 45 të Kodit Penal, përfaqësues të opozitës kërkojnë shtimin e një pike në mënyrë që asnjë zyrtar i lartë të mos i shmanget përgjegjësive së abuzimit me detyrën. “Kryeministri dhe ministrat, edhe pas mbarimit të detyrës, i nënshtrohen juridiksionit të zakonshëm për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Ministrat janë përgjegjës kolegjialisht për aktet e Këshillit të Ministrave dhe individualisht për aktet e institucioneve tyre. Përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohen me ligj të veçantë (pjesë përbërëse e këtij Kodi)”,- thuhet në propozimin e Partisë Socialiste.

Për të pasqyruar këto ndryshime në Kodin Penal do të duhet që edhe mazhoranca përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë plenare të bien dakord me këto ndryshime. Në të kundërt, mospranimi i këtyre propozimeve nuk do të pasqyrohen në kodin përfundimtar, pasi duhen minimumi 84 vota që një gjë e tillë të realizohet.





“Korrupsioni të dënohet vetëm me burg”

Në vrazhdën e ndryshimeve që Partia Socialiste kërkon që të bëhen në Kodin Penal, anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kërkojnë që korrupsioni të ndëshkohet vetëm me burg. Një propozim i tillë, sipas deputetes Vasilika Hysi, do të synojë që asnjë zyrtar i çdo niveli të mos përfitojnë nga nene të caktuara dhe të mbyllet çështja apo të marrin gjobë. “Shumë nga veprat penale për korrupsion, dënimet e këtyre veprave ose janë të ulëta ose janë pezulluar çështjet, ose nuk kanë filluar ose dhe në rast se kanë filluar, personi ka pasur një dënim me burgim të pezulluar. Ne kemi sugjeruar që, në rastet e veprave penale në fushën e korrupsionit, për aq kohë që korrupsioni është problem shqetësues në Shqipëri, mos të përfitohet nga pezullimi i dënimit me burgim, pra është një përjashton nga një rregull i përgjithshëm, që parashikohet në Kodin Penal”, – sqaroi qëndrimin e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi.





“Manipulimi i statistikave, falsifikim”

Vonesa e nxjerrjes së informacionit nga INSTAT dhe vënia e saj në varësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit Berisha, ka bërë që socialistët të parandalojnë manipulimin e shifrave mbi gjendjen në vend. Për të parandaluar fshehjen e realitetit të statistikave në vendin tonë, juristë të Partisë Socialiste vlerësojnë domosdoshmërinë e ndëshkimit të personave që bëhen pjesë e këtij manipulimi duke e cilësuar atë si një vepër penale. “Për aq sa kohë ne nuk dimë gjendjen reale të zhvillimit ekonomik, probleme që lidhen me tregues ekonomik, financiar etj., është sugjeruar përsëri nga një deputet i PS-së që të futet në Kodin penal një vepër penale më vete, falsifikimi i statistikave zyrtare. Ne kemi veprën penale të falsifikimit, kemi vepër penale për falsifikimin e vulave, stampave, letërnjoftimeve, atëherë me këtë logjike pse mos të kemi një vepër penale për falsifikimin e statistikave, kur është një problem shqetësues dhe është në të mirë të të gjithëve”, – vlerësoi Hysi, deputete e Partisë Socialiste.



Propozimet e PS për Kodin Penal

Neni 45/a shtohet -

Zbatimi i ligjit penal ndaj Këshillit të Ministrave

Kryeministri dhe ministrat, edhe pas mbarimit të detyrës, i nënshtrohen juridiksionit të zakonshëm për veprat penale të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Ministrat janë përgjegjës kolegjialisht për aktet e Këshillit të Ministrave dhe individualisht për aktet e institucioneve tyre.

Përgjegjësia penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohen me ligj të veçantë (pjesë përbërëse e këtij Kodi).

Neni 191/a shtohet

Falsifikimi i statistikave zyrtare dhe administrative

Falsifikimi i të dhënave statistikore zyrtare dhe administrative nga nëpunësi publik në ushtrimin e funksionit të tij zyrtar, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë apo ka sjellë pasojë të rënda në deformimin e tregut ose ekonominë e vendit, dënohet me burgim nga dy vjet deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 153/a shtohet

Mosmarrja e masave për menaxhimin e ujërave:

Mosmarrja e masave që lidhen me:

a) parashikimin dhe menaxhimin e ujërave për të shmangur përmbytjen e territorit;

b) parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin e çdo dëmtimi që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga përmbytjet, prej personit përgjegjës dhe kur kanë ardhur pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 201/a shtohet

Mosmarrja e masave për ndikimin në mjedis

Mosmarrja e masave parandaluese ndaj subjekteve që shkaktojnë ndotje të matshme të ajrit për treguesit e përcaktuar, dëmtime të përbërësve të ekosistemit, prishje të cilësisë së ujërave për treguesit e përcaktuar, nga personat e ngarkuar për kontrollin dhe parandalimin e dëmtimit të mjedisit, dënohet gjobë ose burg deri në pesë vjet.

Shtohet neni 121/a

Përndjekja

Përndjekja e paautorizuar e një personi në forma të tilla, si:

a) ndjekja nga pas; b) kontaktimi drejtpërdrejt ose nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ose nëpërmjet të tretëve; c) përdorimi i të dhënave personale për të porositur shërbime ose mallra në emër të dikujt në mënyrë të paautorizuar ose nxitja e të tretëve të marrin kontakte me të në mënyrë të padëshiruar; d) kërcënimi i viktimës ose një personi të afërt me të, me dëmtimin e jetës, shëndetit ose lirisë; e) si dhe kryerja e çdo veprim tjetër të krahasueshëm për nga forma dhe pasojat me përndjekjen me qëllim vendosjen e viktimës në një situatë të rëndë psikologjike për të jetuar normalisht, dënohet me burgim deri në 3 vjet ose me gjobë.

Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë rrezikimin serioz të jetës dhe shëndetit të viktimës ose të një personi të afërt me viktimën, dënohet me burgim deri në 5 vjet.

Kur vepra ka sjelle si pasoje vdekjen e viktimës ose të një personi të afërt me të, vepra dënohet deri nga 3 deri ne 10 vjet.

Neni 320 shtohet paragrafi

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës

Kryerja e veprimeve me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi e vendimit gjyqësor që përmban urdhër mbrojtjeje ose urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në dy vjet.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons