“Arrest në burg”, ka qenë masa e sigurisë që ka vendosur ditën e sotme Gjykata e Shkodrës për nëntë personat e ndaluar ditën e enjte, në kuadër të operacionit “Grabitqari”. Ata akuzohen për disa vjedhje të kryera në kohë e vende të ndryshme. Tre prej tyre edhe për vendosjen e lëndës plasëse në dy shtylla të tensionit të lartë në Kallmet të Lezhës, vepra këto të kryera në bashkëpunim.
Të nëntë këta persona kanë dalë para trupit gjykues, të akuzuar për disa vjedhje të kryera në bashkëpunim, ndërsa Mhill Thepi, Besmir e Xhevahir Lugina, janë akuzuar edhe për vendosjen e lëndës plasëse, vepër kjo e kryer në bashkëpunim me tre persona të tjerë nga Lezha.
*********
Në sajë të operacionit të koduar “Grabitqari”, i organizuar nga policia e Shkodrës është bërë i mundur goditja e një grupi kriminal, të cilët kanë kryer disa vepra penale.
Duke i’u referuar policisë, mësohet se në pranga kanë rënë nëntë shtetas:
1. Mhill Thepi, 20-vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër.
2. Besmir Lugina, 25-vjeç, banues në fshatin Balldren, Lezhë.
3. Xhevahir Lugina, 23-vjeç, banues në fshatin Balldren, Lezhë.
4. Agron Thepi, 21-vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër.
5. Ndue Ara, 25-vjeç, banues në Balldren, Lezhë.
6. Nikolin Pjetri, 25-vjeç, banues në Laç Vau i Dejës, Shkodër.
7. Dedë Thepi, 25-vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër.
8. Pjetër Huba, 25-vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër.
9. Gjin Marku, 24-vjeç, banues në fshatin Kryebushat, Shkodër.
Po ashtu është bërë shpallja në kërkim e një tjetër shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi nga hetimet e kryera, rezulton se janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale, kryesisht vjedhje.
Ndër të tjera, në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur me datë 30.12.2011 në fshatin Kallmet, ku janë shkatërruar me eksploziv shtyllat e tensionit të lartë.
Nga hetimet e kryera është bërë i mundur zbulimi dhe ndalimi i autorëve të kësaj ngjarje të cilët janë shtetasit:
1. Besmir Lugina, 25-vjeç, banues në Balldren, Lezhë.
2. Xhevahir lugina,23-vjeç, banues në Balldren, Lezhë.
3. Mhill Thepi, 20-vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër.
4. Gazmir Dedaj, 22-vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.
5. Aleksander Boka, 28-vjeç, banues në fshatin Balldren, Lezhë.
6. Ernest Preçi, 47-vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë kryer në bashkëpunim”, “Vjedhjes në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”, “Shkatërrim prone me eksploziv e kryer në bashkëpunim”.