Studiuesit mendojnë se fjetja nga 6 deri 8 orë gjatë natës, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të hormoneve që shkaktojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes, si dhe ndihmon në ballafaqimin me stres.
Nëse mund t’u besohet rezultateve të studimit të ri, ushtrimet trupore dhe ushqimet dietale nuk janë mënyra më e mirë për të humbur kilet e tepërta.
Në vend të kësaj, gjithçka që duhet të bëni, është që të flini më shumë dhe të prisni rezultatet e para.
Studimi shkencor i bërë në qendrën mjekësore "Kaiser Permanente" në Portland ka treguar se një gjumë i mjaftueshëm mund të ndihmojë shumë në shkrirjen e dhjamërave.
Studimi më i ri thotë se femrat dhe meshkujt që flenë të paktën gjashtë orë në ditë, si dhe që dinë si të sillen pozitivisht ndaj stresit të përditshëm, gjatë dietës gjashtëditore shumë lehtë humbin deri në 6,3 kilogramë.
Kërkuesit shkencorë mendojnë se fjetja nga 6 deri 8 orë gjatë natës, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të hormoneve që shkaktojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes, si dhe ndihmon në ballafaqimin me stres.
Doktor Charles Elder nga qendra ‘Kaiser Permanente’ pohon: "Ky studim tregon se njerëzit që kanë ndërmend të humbin në peshë, duhet të flenë sa duhet dhe duhet që t’i ikin sa më shumë ekspozimit ndaj stresit. Kjo dmth se duhet zvogëluar impenjimet e përditshme dhe duhet rënë më herët në gjumë".