Multimilionerit të “Porcelain Snow-baby figurines” i cili vuan nga një shqetësim bipolar dhe është maniak depresiv, iu deshën plot 5 ditë për të harxhuar shumën marramendëse. Shitësit e panairit thonë të çuditur se ai harxhoi plot 1.6 milion dollarë për 100 mijë copë sapunë që një zot e di se për cfarë i ka dashur. Megjithatë pas 5 ditësh shpenzimesh të çmendura që do i kishte zili çdo femër, ai pësoi krizë dhe u shtrua në psikiatri.
Mediat raportojnë se Bazinet që ka një pasuri prej 100 milionë dollarëshe dhe një apartament që kushton 28 milionë dollarë, ka shpenzuar njëherë tjetër në Paris 39 milion dollarë.