Forumi Kuq E Zi
Dëbora përlas mazhorancën me opozitën në Parlament Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëbora përlas mazhorancën me opozitën në Parlament Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dëbora përlas mazhorancën me opozitën në Parlament Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dëbora përlas mazhorancën me opozitën në Parlament Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Dëbora përlas mazhorancën me opozitën në Parlament Fidel-ylli-300x267
Emergjenca civile në zonat e bllokuara nga bora ishin në qendër të debateve të djeshme në Kuvend. Që në fillim seanca u shoqërua me tone te larta ndërmjet kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe Gramoz Ruçit, debate të cilat vazhduan deri në ndërprerjen e përkohshme të seancës. Më pas, në emër të Grupit parlamentar socialist, deputeti Erion Brace paraqiti planin e ndërhyrjes, hartuar nga Partia Socialiste, duke i propozuar mazhorancës, për votim. Plani ndër të tjera parashikon konstatimin e dëmeve, alokimin e fondeve të tjera të emergjencës, mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm të situatës; kthimin në eficencë të plotë të ujësjellësve, furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave, furnizim me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj, furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj.

Sipas deputetit Braçe, fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për të përballuar emergjencën është i pamjaftueshëm. “Fondi i parashikuar në zërin emergjenca civile për buxhetin e vitit 2012 dhe që është vetëm gati më pak se 7 milionë dollarë është i pamjaftueshëm, dhe mbi të gjitha alokimi i fondeve në drejtime të tjera, siç dje me vendim qeverie për komunitetet fetare madje në një shumë dy herë më të lartë se fondi i alokuar për hapjen e rrugëve rurale. Në kushtet kur kryeministri refuzon të bëjë detyrën pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke mos informuar Kuvendin, në kushtet kur ngjarjet e dy ditëve të fundit dëshmojnë për mungesën e një plani të ndërhyrjes konkrete në terren, një plan masash financiare, ne duke insistuar për të bashkëpunuar, ofrojmë masat që duhen ndërmarrë”, tha Braçe. Duke u nisur nga vendimi i djeshëm i qeverisë që i rishpërndan fondet për komunitetet fetare, nënkryetari i grupit parlamentar socialist i bëri apel komuniteteve fetare në Shqipëri që të dhurojnë fondet për të ndihmuar banorët e zonave të izoluara.

Kërkesa e socialistëve u kundërshtua nga deputetët e djathtë, të cilët garantuan se qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha se socialistët me nismën e tyre kanë shkelur Rregulloren e Kuvendit, e cila parashikon procedura të tjera për situata emergjente, si: interpelanca, seancë posaçme, etj. “Qëndrimi i sotëm i Partisë Socialiste në parlament është sa provokativ aq edhe hipokrit. Sepse opozita që po bën sikur është e shqetësuar për bllokimin e shumë zonave nga bora mund të kishte kërkuar interpelancë, seancë pyetjesh, mocion për debat, por ndoshta edhe seancë të posaçme të Kuvendit, në rast se ajo do të ishte seriozisht e shqetësuar për vështirësitë e krijuara në mbarë vendin nga moti i keq. Por ajo nuk bëri asnjë nga këto”,- u shpreh Patozi.

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, situata e vështirë në të cilat gjendjen zonat e bllokuara nga bora vjen si pasojë e motit të keq. Sipas tij, qeveria nuk mund të parashikonte situata të jashtëzakonshme. Gjatë fjalës së tij, Patozi ironizoi dhe komentet e liderit socialist Rama në rrjetin social Tëitter. “Nëse një qeveri që nuk parashikon dot motet e jashtëzakonshme konsiderohet e paaftë, ne po e themi që sot që kjo është e tillë. Sepse kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk e ka në dorë dhe nuk mund ta parashikojë dot as erën dhe as shiun, as borën dhe as ngricat, as ortekët dhe as rrufetë, as diellin dhe as thatësirën. Ato janë punët e të Plotfuqishmit dhe Mëshirplotit dhe ne nuk kemi ndërmend që t’i futemi atij në “atributet e veta kushtetuese”, theksoi Patozi. Për situatën emergjente nga i ftohti folën dhe deputetë të tjerë të cilët pasqyruan vështirësitë në të cilat gjendjen banorët e zonave që ata mbulojnë.



Ruçi: Ne i plotësuam detyrat tona, PD nuk po bën të sajat

Partia Socialiste akuzoi mazhorancës për mungesë bashkëpunimi për përfundimin e reformës parlamentare dhe asaj zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi deklaroi se pavarësisht gatishmërisë së opozitës për respektimin marrëveshjes së nëntorit, demokratët nuk po punojnë seriozisht. “Ne kemi miratuar tre marrëveshje, një për ligjet me shumicë të cilësuar ku opozita rigorozisht është treguar shumë korrekte dhe pothuaj të gjitha këto ligje i ka bërë nga e para. E dyta, reforma zgjedhore për të cilën është pikë e parë e rendit të ditës në rekomandimet e BE dhe e treta, reforma parlamentare, e cila nuk po ecën dhe s’ka as merakun më të vogël nga mazhoranca. E megjithatë ne jemi këtu. Për të përmbushur detyrat tona të shtëpisë”, u shpreh Ruçi.

Për kreun e grupit parlamentar, mazhoranca po zvarrit reformën parlamenta4re dhe atë zgjedhore, ndonëse fundi i marsit është përcaktuar nga marrëveshja e 14 nëntorit si data e miratimit në parlament. “Nuk është opozita ajo që pengon rekomandimet, por është mazhoranca që po zvarrit reformën zgjedhore. Fund marsi erdhi, është afati i fundit për ligjet me shumicë të cilësuar, por dhe për reformën e miratuar dhe të përfunduar të reformës zgjedhore dhe për reformën parlamentare”,- tha Ruçi. Opozita paralajmëroi mazhorancën për vlerësimin me seriozitet të punës për përfundimin e reformave për të cilat dy palët kanë rënë dakort. “Ne po ju paralajmërojmë. Fund marsi nuk është larg. Vlerësojeni dhe ju këto dy reforma dhe këtë përgjegjësi politike .Nëse do mendoni që të hidhni lumin dhe të zvarrisni këto se ja hodhët opozitës, përkundrazi bëni gabim. Do ndëshkoni Shqipërinë. Nuk do ndëshkoni opozitën”, theksoi Ruçi.





Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Civil

Pavarësisht debate në Kuvend, mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus ndryshimet në Kodin Civil. Me ndryshimet e reja, një person nuk mund ta padisë shpifësin ose fyesin më vonë se një vit nga kryerja e këtyre veprave, ndërkohë që më parë ky afat ishte tre vjet. Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin e Ligjeve, deputetët vendosën që në Kodin Penal të dënohen dhe shpifjet në internet përfshi këtu rrjetet sociale si “Facebook”, “Tëitter”, “You-tube” etj. Kjo masë parashikohet “në rastet kur cenimi është kryer mes komunikimeve elektronike dhe nëpërmjet internetit, afati i parashikimit llogaritet nga data e publikimit fillestar”,– thuhet në propozimin për shtesë pas shkronjës “dh” të nenin 115. Ndërsa sipas ndryshimeve në nenin 625 të Kodit Civil, parashikohet se personi që pëson një dëm pasuror ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim kur pëson dëm të shëndetit, të integritetit fizik ose psikik, kur i është cenuar, nderi personaliteti, reputacioni, emri apo e drejta private. Pas konsultimit me ekspertët dhe me Ministrinë e Drejtësisë, mazhoranca dhe opozita miratuan disa shtesa në Kod që lidhen me përgjegjësinë në rast të cenimit të nderit dhe reputacionit të personit kjo e shkaktuar nga publikimet në media apo dhe në internet si dhe shpërblimi i dëmit jopasuror.





Deputetët e PS-së përshëndesin Berishën në kinezçe

Vendimi i kryeministrit Sali Berisha për të vendosur gjuhën kineze si gjuhë të dytë nëpër shkolla u shoqërua me jo pak batuta në seancën e djeshme të Parlamentit. Një pjesë e deputetëve të opozitës nuk ngurruan të përshëndesnin në gjuhën kineze dhe disa të tjerë të tentonin edhe të flisnin. Deputeti Fidel Ylli ndezi të qeshurat në sallën e parlamentit duke folur në gjuhën kineze ndërsa deputeti Tahiri u mjaftua me përshëndetjen për kolegët e tij të mazhorancës. “Nryshemen, shershmen hao! Përveç Eduard Halimit që besoj e kupton kinezçen, për ju të tjerët që nuk e keni filluar akoma të mësoni, por pas urdhrit të kryeministrit do ti vërsuleni kinezçes do të thotë zonja dhe zotërinj përshëndetje”, theksoi Tahiri. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri deklaroi se si pasojë e zhvillimit ekonomik që ka Kina, gjuha kineze do të vendoset gjuhë e dytë në shkollat shqiptare. Aktualisht në shumicën e shkollave dominon gjuha angleze dhe në disa italishtja ose frëngjishtja.





Shkarkimet në bashki, Dalipi takon Totozanin

Kryetari i këshilltarëve bashkiakë të kryeqytetit, Aldrin Dalipi, është takuar dje me Avokatin e Popullit në lidhje me shkarkimet në Bashkinë e Tiranës. Në total janë rreth 200 punonjës që janë larguar nga bashkia si pasojë e një reforme të nisur në vjeshtë të vitit të kaluar. “Çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, në rastin konkret edhe për largimet masive nga puna që janë kryer në Bashkinë e Tiranës. E njohëm Avokatin e Popullit me të gjitha veprimet të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Rikthyem në vëmendjen e tij rastin e dhunës ndaj dy zonjave në ambientet e institucionit të tatim-taksave në Bashkinë e Tiranës”,- tha kreu i këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi. Dalipi dhe Totozani kanë diskutuar edhe mbi problematikën në zonat e izoluara nga dëbora në veri të vendit, ku Dalipi ka vënë në dijeni Avokatin se këshilltarët socialistë do të kontribuojnë me pagën mujore që marrin si anëtarë të këshillit bashkiak, për të blerë paketa me ushqime dhe medikamente për një komunë në nevojë në veri të vendit.



Dëbora izolon komunat e Skraparit

BERAT- Reshjet e borës kanë vazhduar me intensitet në zonat e thella malore të Skraparit dhe Beratit duke krijuar situata problematike në komunat Leshnje, Potom, Gjerbës si dhe në Qafën e Devrisë. Fshatrat e këtyre tre komunave mësohet se janë të izoluar nga bora. Në pamundësi për të udhëtuar nga një fshat në tjetrin për shkak të bllokimit të rrugëve, nxënësit dhe mësuesit e kanë pasur të pamundur të shkojnë në shkolla dhe mësimi është pezulluar. Dëborë ka rënë edhe në qytetin e Beratit, por vetëm për disa minuta. Për disa minuta banorët beratas kanë parë se lagjet “Mangalem”, “Goricë” dhe ‘Kala” janë mbushur me flokë bore. E. Azizolli





Temperaturat e ulëta bllokojnë Llogoranë

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë dëborë në rrethinat e Vlorës dhe në fshatrat e saj duke bërë që rruga nacionale e Llogorasë të bllokohet. Situata është rënduar edhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricës. Problem është shkaktuar për automjetet, e kryesisht për autobusët të linjës Himarë – Vlorë e Tiranë – Himarë, të cilët kanë qëndruar në pritje për hapjen e rrugës pikërisht në pikën më të lartë të Llogorasë. Shumë automjete, të cilat kanë tentuar të kalojnë këtë qafë, kanë qenë të detyruara të ngelin në rrugë. Në këtë aks nuk është parë asnjë dëborëpastruese. Drejtoria e rrugëve ka bërë vetëm inspektimin e tyre, dhe asnjë ndërhyrje tjetër. Policia rrugore po udhëzon mjetet që kalojnë Qafën e llogorasë, duke mos lejuar mjetet pa zinxhirë që të kalojnë në këtë aks, i cili është 1290 metra mbi nivelin e detit.

Trashësia e dëborës ditën e djeshme ka arritur deri në 20 – 30 cm, por era e fortë dhe e ftohtë bëri që dëbora dhe uji të ngrinin dhe si pasojë makinat pa zinxhir nuk u lejuan të qarkullojnë nga policia rrugore e pozicionuar përgjatë aksit ancional. Situata bëhet edhe më problematike në orët e mbrëmjes, pasi temperatura bie nën zero gradë. Dje edhe qyteti i Vlorës është mbuluar nga dëbora, një situatë aspak e zakontë.

Një tjetër shqetësim për banorët e Vlorës ka qenë dhe dalja nga shtrati i lumit të Shushicës, në afërsi të fshatit Llakatund. Lumi është fryrë duke përmbytur toka të shumta në komunën Shushicë. Drejtoria e emergjencave civile ka marrë një sërë masash për të njoftuar banorët e zonave përgjatë lumit për largimin e gjësë së gjallë.





Fier, bie dëbora e parë për këtë vit

Dimri është ndjerë me të gjithë forcën e tij dje në qytetin e Fierit ku është shënuar edhe dëbora e parë. Për më shumë se 15 minuta të gjithë qytetin e kanë pushtuar reshjet e borës, ndërsa një fenomen i tillë nuk i ka ndalur qytetarët fierakë të ecin nëpër rrugë. Bora është parë si një fenomen i rrallë, ndaj edhe një pjesë e mirë e fierakëve kanë vënë re për disa minuta flokët e borës. Ndryshe nga Fieri, në Ballsh dëbora ka zbardhur qytetin e dhe kodrat përreth. Për dosa minuta ka pasur një rëndim të trafikut rrugor, por më pas ka ndërhyrë policia dhe situata është stabilizuar.



Gjirokastër, dëbora bllokon disa komuna

GJIROKASTËR- Rikthimi i reshjeve të borës në rajonin jugor ka sjellë bllokimin e disa komunave. Burime nga zyra e emergjencave civile pranë Këshillit të Qarkut Gjirokastër bëjnë të ditur se prej shumë ditësh komuna Frashër në rrethin e Përmetit është e bllokuar. Të bllokuara janë gjithashtu disa akse rurale për shkak të trashësisë së dëborës që ka shkuar në 50 cm, si Bënçë- Progonat në rrethin e Tepelenës, Poliçan- Zagorie, komuna Pogon dhe fshati Golem në rrethin e Gjirokastrës. Me vështirësi lëvizja kryhet në aksin Izvor- Buz në rrethin e Tepelenës ku trashësia e dëborës shkon në 20 cm. Ndërkohë në zonat malore reshjet e dëborës vazhdojnë të jenë të pranishme që prej mëngjesit të së enjtes. Sipas Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër vështirësi paraqet edhe rruga kombëtare Tepelenë- Fratar, ku lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë.





Familja me 9 pjesëtarë e izoluar, vendoset kontakti nga komuna

Autoritetet vendore kanë arritur dje të kontaktojnë me familjen Jelini në fshatin Sopot të rrethit të Librazhdit, e cila konsiderohej e bllokuar nga dëbora. Familja e Nazmi Jelinit jeton në malin e Sopotit, ku trashësia e dëborës është mbi dy metra dhe prej disa ditësh nuk kishte zbritur në qendër të fshatit për tu furnizuar me ushqime. Pas apelit të vëllait të kryefamiljarit, Shefkiut që jeton në komunën Gjinar, një grup banorët të komunës Stravaj të kontaktuar nga kryetari i komunës kanë arritur të kontaktojnë me këtë familje. Të 9 pjesëtarët nuk kanë pasur probleme shëndetësore dhe mungesa e energjisë kishte shkëputur lidhjet me pjesën tjetër të fshatit dhe të afërmit. Ata kanë probleme të mëdha me furnizimin me ushqime. Banorët e zonave të bllokuara nga dëbora në Elbasan e Librazhd janë duke vuajtur mungesën e ushqimit për bagëtitë. Shumica e tyre në kërkesat që dërgojnë pranë shtabit të emergjencave kërkojnë ushqim për bagëtinë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons