Forumi Kuq E Zi
Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Kacaniku-44
Kosova feston sot katërvjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme, ku deputetët miratuan unanimisht deklaratën e pavarësisë, e cila u lexua nga kryeministri Hashim Thaçi.

Kosova u bë kështu shteti më i ri i Ballkanit, ndërsa qytetarët e saj realizuan ëndrrën shekullore plot mund e sakrifica.

Përpjekjet shumëvjeçare të kosovarëve për pavarësi u intensifikuan pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me grevën e minatorëve të Trepçës, ndryshimin e Kushtetutës së viti 1974 dhe referendumin e vitit 1991 që e shpalli Kosovën republikë, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, I cili ndoqi politikën e rezistencës paqësore ndaj Serbisë.

Për vite të tëra, kosovarët do të përballeshin me gjendjen shumë të vështirë ekonomike për shkak të politikave përndjekëse të Beorgradit, I cili dëboi punëtorët e sektorit public, mbylli universitetet e shkollat në gjiuhën shqipe, shtypin dhe televizionin.

Me mijëra kosovarë u detyruan të kërkojnë azil në vendet perëndimore. Ndërkohë, nisën protestat studentore të cilat hasën në kundërpërgjigjen brutale të policisë serbe.

Ndërkohë kishte nisur organizimi i njësiteve të para ushtarake, të cilat do t’i hapnin rrugë krijimit të UÇK-së në vitin 1997.

Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia do të niste një sërë masakrash mbi civilët e Kosovës, të cilët u detyruan të largoheshin masivisht për në vendet fqinje.

Do të ishte pikërisht masakra e Reçakut, në 15 janar 1999, e dëshmuar nga misioni vëzhgues i OSBE-së, e cila do të shënonte kthesën në histori, duke bindur përfundimisht komunitetin ndërkombëtar për ndërhyrjen ushtarake.

Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj zonave ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.

Më 10 qershor të 1999-s u arrit Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Po ashtu, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara.

Pavarësia e Kosovës është njohur deri sot nga 87 vende të botës. Ajo u njoh si shtet i pavarur që në ditët e para të shpalljes së saj nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania, Franca, Austria. Kosova është njohur edhe nga të gjitha shtetet përbërëse të ish-Jugosllavisë, përjashtuar këtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë.

Ndërkohë, pavarësia e Kosovës nukë shtë njohur ende nga pesë vende të BE: Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania, gjë që e ka kthyer në sfidë çështjen e integrimit të saj.

Një vit më parë, Kosova ka nisur procesin e dialogut me Serbinë, një proces që ka hasur pengesa në mënyrën se si duhet të përfaqësohet ajo në nismat rajonale.

Beogradi kërkon që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, por kjo kundërshtohet fuqishëm nga vetë Kosova, e cila do që të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.

Kosova feston 4-vjetorin e Pavarësisë Kosova-300x196

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons