Gjirokastër - Janë familjet e kthyera nga emigracioni ato që përbëjnë risinë në këtë drejtim. Informacionet e marra pranë zyrës së Mbrojtjes Shoqërore në Bashkinë e Gjirokastrës tregojnë se gjatë muajit shkurt në skemën e ndihmës ekonomike janë përfshirë 4 familje më shumë në krahasim me një muaj më parë.
Kështu, nga 247 familje të trajtuara në muajin janar, në shkurt do të trajtohen 251 të tilla. Shefja e kësaj zyre, Arta Shajko pohon se në listën e familjeve që trajtohen janë përfshirë edhe të kthyera nga emigracioni e që plotësojnë kushtet për të marrë ndihmë ekonomike.
Bashkia Gjirokastër është ndër njësitë e qeverisjes vendore në vend me numrin më të ulët të familjeve që përfitojnë ndihmë financiare.
T.Bani