Shënimi i golit është shndërruar në një problem shumë serioz për Juventusin, që ndien vështirësi tepër të mëdha për të zhbllokuar ndeshje me kundërshtarë që qëndrojnë të mbyllur pas.
Barazimi me Parmën është prova e fundit për këtë, por 10 barazimet e arritura në total në kampionat dhe fitoret minimale tregojnë gjithashtu për një skuadër, pika e vetme e dobët e të cilës është reparti ofensiv.
Qëndërsulmuesit kanë realizuar nëntë gola. Sulmuesit e tjerë, Vucinic, Quagliarella, Del Piero dhe Borriello, kanë shënuar së bashku katër herë.
Ndërsa torinezët kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit, sulmi i tyre është vetëm i shtati, barazim me Palermon.
Matri, autor i nëntë golave mbetet shumë i pambështetur përpara në vijën e sulmit.
Kjo do të detyrojë klubin që të përfshihet në merkato për një sulmues të madh, në gjendje që të bëjë diferencën, të cilin nëse do ta kishin patur midis radhëve të tyre, me siguri do të ishin duke kryesuar bindshëm kampionatin.