Dorëheqja e trajnerit Fabio Capello nga drejtimi i përfaqësueses angleze e ka befasuar jo pak David Beckham. Ish-kapiteni i Tre Luanëve në një komunikatë për shtyp deklaroi se nuk e priste largimin e teknikut italian pikërisht pak muaj përpara Kampionatit Evropian të futbollit.
‘U befasova kur dëgjova për dorëheqjen e Fabio Capello-s si trajner i Anglisë në një kohë kur po afron Euro 2012-lexohet në komunikatën e Beckham, - është për të aedhur keq pasi ndodhi në një moment kritik për ekipin përfaqësues. Sigurisht Capello kishte arsyet e tij që ndërmori këtë hap dhe unë e respektoj shumë atë”
Fabio Capello dha dorëheqjen si trajner i Anglisë në 9 shkurt për shkak të polemikave të shumta në lidhje me vendimin e Federatës së Futbollit për heqjen e shiritit të kapitenit John Terry-t. Në këtë cështje Beckham mbështeti Capello-n duke deklaruar se i takon trajnerit të vendosë se cili futbollist do të jetë kapiten i skuadrës.
Ndërkaq, Federata Angleze e Futbollit ka zgjedhur si trajner të përkohshëm të Anglisë, Stuart Pearce, ndërkohë që kandidati kryesor për të marrë këtë rol për një afat më të gjatë kohe është Herry Rednap.