Në mars të vitit 2006 Andrew Fashion kishte një shtëpi të madhe në Litëllton të Kolorados (SHBA), katër makina luksoze, një të dashur dhe tre kompani interneti që i sillnin rreth 100 mijë dollarë të ardhura në muaj.
Në moshën 21-vjeçare kishte arritur një pasuri prej 2.5 milionë dollarësh “duke programuar çdo sekondë të ditës”.
Ëndrra amerikane? Po, por në këtë rast u shdnërrua në makth. Andrew tregon në blogun e tij në internet se si për një vit ai i humbi të gjitha, përfshirë studimet dhe të dasuhrën. Fashion la universitetin për tu përqendruar në biznesin e tij: leksionet nuk kishin vend në jetën e tij plot punë, festa, udhëtime dhe luks.
Kjo jetë e “çmendur” bëri që i riu të harronte të kujdesej për financat dhe të ardhmen e projekteve.
“Bleva 7 makina, disa prej të cilave për miqtë e mi. Filloi të më pëlqente pokeri dhe bastet. Harxhoja shumë para në klubet e natës dhe për udhëtime. Isha i ri dhe shumë budalla”, shkruan Fashion në blogun e tij personal, me shpresën se të rinjtë e tjerë nuk do të bëjnë të njëjtat gabime.
Të ardhurat ranë aq shumë sa në vitin 2008 ai shiti kompaninë e tij të fundit për 75 mijë dollarë. Që nga ajo kohë, ritmi i tij i jetës është qetësuar ndjeshëm. Tani punon si fotograf në kompaninë ‘Fashion ‘N’ Glamour Studios’ dhe po bëhet gati për projektin e tij të ri në internet: një rrjet shoqëror për modele, BeModel.com.