Ajo do të jetë darka më e pasur e qytetit. Bëhet fjalë për të përvitshmen 'Governors Ball Oscar after-party' që do të përfundojë me darkën formale për të cilën do të përgatiten 50 specialitete të ndryshme nga shefi i famshëm i kuzhinës, Wolfgang Puck për të cilin ky është viti i 18-të që përgatit pjatat e kësaj darke tradicionale në të cilën këtë vit do të jenë të ftuar mëse 1500 persona, të ftuar për të qenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së ccmimeve Oscar.
Shefi i kuzhinësi i cili duket të ketë një ndër përgjegjësitë më të mëdha të këtij eventi, të kënaqë të ftuarit me gatimet e tij rrëfen: “Këtë vit kam menduar për shumë pjata ta vogla ku do të gjenden specialitetet dhe mund t’ju përmend makarona me djathë, por jo si ato që mund të keni ngrënë në ndonjë restorant, apo specialitete të mishit të pulës i gatuar në poce. Përveç se do të jetë ushqim i shijshëm, kemi menduar edhe për pak zbavitje në tavolinat e të famshmëve të ftuar”.
Producenti i kësaj mbrëmjeje, Cheryl Cecchetto ka rrëfyer se për të nuk ka qenë e lehtë zgjedhja e vendit të mbajtjes së kësaj darke.“Çdo hapësirë duhet të duket ndryshe dhe kemi menduar të bëjmë disa lëvizje nëpër këtë hapësirë. Them se do të jetë tepër e këndshme gjithcka, do të ngjajë me një muze komforti”, thekson producenti.
“The Governors Ball” do t’ju japë mirëseardhjen të gjithë artistëve të ftuar menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së ccmimeve Oscar, mbrëmjen e 26 shkurtit.