Forumi Kuq E Zi
Pavarësia, festime në Kosovë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pavarësia, festime në Kosovë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Pavarësia, festime në Kosovë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Pavarësia, festime në Kosovë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Pavarësia, festime në Kosovë F1_fsk-jpg1329385098

Katër vite më parë, më 17 Shkurt të vitit 2008, u plotësuan ëndrrat shekullore të shqiptarëve, për liri, pavarësi dhe për një shtet të ri të Kosovës, duke ndërruar kështu historinë e këtij vendi dhe duke e shndërruar atë në shtet të pavarur dhe sovran.

Sot është një ditë madhështore, një ditë feste, ku të gjithë duhet të festojnë me harmoni dhe tolerancë, dhe në asnjë moment duke mos i harruar ata, falë të cilëve, Kosova mund t’i gëzohet kësaj dite.

Për ndër të festës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Jahjaga: Krenarë për këtë ditë të madhe

"Pavarësia e Republikës së Kosovës,
Përvjetori i Pavarësisë
Rama: Mbështetje Kosovës dhe qeverisë së saj
Pergamena e Pavarësisë
Kosovë, 4-vjetori i pavarësisë
që u shpall katër vjet më parë, është angazhim dhe përpjekje e jashtëzakonshme njëshekullore, është fryt i punës së shumë brezave, që punuan dhe u sakrifikuan në altarin e lirisë që ne sot të jemi të lirë, të barabartë dhe të dinjitetshëm me popujt e tjerë të botës", tha presidentja Jahjaga në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në këtë ditë, me krenari kujtojmë të gjithë ata që asnjëherë nuk pushuan së punuari për atdheun, ata veprimtarë, ata intelektualë, ata luftëtarë, ata punëtorë, ata bujq, ata qytetarë të thjeshtë që secili në jetën dhe në punën e vet të përditshme i dhanë kontribut çështjes sonë madhore kombëtare, që është njëherit edhe një çështje humane, një çështje civilizuese, si është liria dhe vetëvendosja e popullit. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, e ka integritetin e vet territorial të garantuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, e ka subjektivitetin e plotë të përfaqësimit ndërkombëtar, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera, në mënyrë të barabartë dhe në reciprocitet të plotë”, ka theksuar Jahjaga.

Presidentja tha se Republika e Kosovës është një fakt i pamohueshëm dhe i panegociueshëm, është një realitet tashmë i pranuar, që vlerësohet si faktor paqeje dhe stabiliteti dhe që konsiderohet si zgjidhja më e drejtë dhe e vetme. Republika e Kosovës zhvillon marrëdhënie bilaterale me një varg shtetesh, ndërsa në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore është bërë një shembull i mirë që respektohet dhe nderohet.
Kosova deri më sot është njohur nga 87 shtete, ndër to edhe vendet më me ndikim, me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë. Megjithatë, ky numër vlerësohet të jetë ende i vogël për aspiratat e shtetit më të ri evropian.

Uganda, vendi i 88-të që njeh pavarësinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli njoftoi në një konferencë shtypi se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Uganda, shtet afrikan me më shumë se 30 milionë banorë, është shteti 88 që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje u bë publike në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli në këtë konferencë ka prezantuar edhe notën verbale me të cilën konfirmohet se Uganda ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons