Guus Hiddink do të jetë trajneri i ri i Anzhit. Trajneri holandez, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit rus për nënshkrimin e një kontrate 18 mujore dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në orët në vazhdim.
Sipas medias hollandeze, Hiddink ditët e fundit u pa në moskë për të zhvilluar bisedimet me drejtuesit e Anzhit të cilët i ofruan a tij një pagë prej 10 milionë euro në vit. Për më tepër, rusët kanë vendosur që t’i vënë në dispozicion atij një buxhet të madh për të blerë futbollistë cilësorë me synim fitimin e kampionatit rus dhe pjesëmarrjen në aktivitetet evropiane.
Hiddink rikthehet në detyrë pas një periudhe të gjatë pushimi. Së fundmi holandezi drejtoi skuadrën përfaqësuese turke të cilën nuk arriti dot ta kualifikonte për në fazën finale të Euro 2012. Ditët e fundit emri i tij u përmend shumë në merkaton e transferimeve ku Chelsea dhe PSV Eindhoven shfaqën dëshirën për të nënshkruar me të.