Manchester City denoncon Porton në UEFA pas përfundimit të ndeshjes së 1/16 të finaleve të Europa Ligë. Sipas klubit anglez tifozët portugezë nuk i kursyen fyerjet raciste në shkallët e stadiumit dhe objekti i tyre ishte pikërisht Mario Balotelli.
Mesfushori Jaja Ture ishte ai që e konfirmoi një gjë të tillë duke theksuar se ai dëgjoi disa fjalë që i drejtoheshin sulmuesit italian.
‘Kjo nuk ndodh asnjëherë në Premier Ligën angleze dhe për këtë arsye ne e pëlqejmë këtë kampionat-tha Jaja Ture-ndoshta në vende të tjera lojtarët me ngjyrë nuk janë të mirëpritur. Futbolli është thjesht një lojë dhe tuifozët vijnë për t’u argëtuar dhe ne nuk duam që të ndodhin gjëra të tilla. Megjithatë Mario është në gjendje që të menaxhojë këtë situatë dhe kjo është shumë e rëndësishme’.
Ndërkohë trajneri Mancini deklaroi se ishte i përqendruar te ndeshja dhe jo tek thirrjet e tifozëve duke shtuar se pavarësisht fitores në Portugali, ndeshja e kthimit për Manchester City-n do të jetë shumë e vështirë.
‘Nuk dëgjova cfarë thanë tifozët për lojtarët tanë sepse isha i përqendruar tek takimi-tha Mancini-përsa i përket kualifikimit kjo cështje ende nuk është mbyllur edhe pse fituam ndeshjen e parë. Porto është një skuadër e fortë dhe do të na i vështorësojë gjërat.