Ndeshja e Ligës së Kampioneve dhe Bajer Leverkusen dhe Barcelonës ka shënuar një episod vërtet të cuditshëm. Në pushimin e ndeshjes dy futbollistë të skuadrës gjermane Mikal Kadlec dhe Manuel Fridrih u përfshinë në një zënkë mes tyre për të shkëmbyer fanelën me Lionel Mesin në fundin e ndeshjes ku i fituar doli pikërisht Kadlec.
Ky episod shkaktoi zemërim të madh në median gjermane sipas së cilës, Kadlec dhe Fridrih duhej të ishin shqetësuar më shumë për golat e Sancez sesa për fanelën e Mesit. Reagoi për këtë episod edhe drejtori sportiv i Leverkusen, Rudi Fëler i cili u tregua shumë i ashpër kundrejt të dy futbollistëve.
‘Ju garantoj që fanela e Lionel Mesit për të cilën u grindën 2 lojtarë do të shitet në ankand për qëllime bamirësie. Ajo që bëri Kadlec e Fridrih ishte e tepërt. Nuk kam folur ende me ta, por do ta bëj shumë shpejt”, deklaroi Fëler për të përditshmen Bild.
Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Bajer Leverkusen do të luhet në 7 mars në Kamp Nou.