Nicolas Anelka është shprehur se shumë shpejt edhe Didier Drogba mund të luajë për ekipin e tij të ri, Shanghai Shenhua.
“Do të më pëlqentë shumë që Drogba të bashkohej me mua tek Shanghai”, deklaroi sulmuesi francez, i cili ka luajtur bashkë me bomberin afrikan tek londinezët e Chelsea.
Anelka theksoi se ka shumë mundësi që kjo gjë të ndodhë: “Kontaktoj shpesh me Drogba dhe nëse çdo gjë shkon mirë mund të vijë shumë shpejt në Kinë, por nuk mund të them asgjë me siguri.”
Sipas mediave britanike, Didier Drogba po luan sezonin e tij të fundit me Chelsea dhe në qershor sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të largohet me siguri nga Anglia.