Forumi Kuq E Zi
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Të izoluarit, nuk ka më as komunikim PESHKOPIA-MBULIM--16_tn_10
Shumë zona të bllokuara nga dëbora po humbin edhe lidhjen me anë të telefonave. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej disa ditësh dhe dëmtimit të antenave.

Situata e veshtire vijon veçanerisht ne komunat ne veri te vendit, ku trashesia e debores raportohet te jete mbi dy metra.


Një banor nga fshati Fajzë thotë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti. Atje bora ka arritur deri 3.5 metra dhe nuk ka ushqime për njerëz dhe për bagëtitë dhe se banorët atje ndodhen në mëshirë të fatit.

Një telefonues përcjell shqetësimin për familjarët e tij në fshatrat e
Moti i keq
Moti i keq, Top Story: Si po përballohet situata
Librazhd, familja e izoluar në dëborë
Emergjencat, Vasili, stimul moral infermierëve
Kukësit, me të cilët ka humbur kontaktet prej tre ditësh.

Thirrjet kryesore per ndihme kane te bejne me urgjencat mjekesore apo humbjen e lidhjeve me familje te ndryshme qe ndodhen te izoluara ne fshatra me pak banore apo ne zona te thella. Nje thirrje ka ardhur ne redaksine e Top Channel nga Selaniku, ku te afermit e nje familjeje prej 9 anëtaresh ne Sllove të Peshkopisë kërkojnë që t'u shkohet në ndihmë atyre per shkak se ndodhen në gjendje shumë të keqe dhe kanë një person që kërkon ndihmë mjekësore.

"Ne Sllove te rrethit te Diber eshte familja e Gezim Dedes, prej 9 anetaresh, te cilet ndodhen ne kushte shume te veshtira. Debora atje ka arritur mbi 2.5 meter dhe banoret jane te bllokuar. Mes tyre eshte nje grua ne muajin e tete, ju lutem ndihmoni", thote telefonuesi.

Edhe nga jugu i vendit vijnë thirrje per ndihme. Ne Korçë, Skrapar po edhe Tepelenë, dëbora ka izoluar shumë banorë. Zona me me shume probleme eshte ajo e Lekasit ku mbi një mijë banorë janë izoluar prej javësh, nuk kanë më energji elektrike, as komunikim telefonik. Kryetari i komunes Lekas kerkoi disa dite me pare hapjen urgjente te rrugeve te komunikimit per banoret nderkohe qe po punohet per hapjen e rruges nga te dyja drejtimet.

Dibër, nis pastrimi i çative

Ne zonat ku trashesia e debores ka shkuar mbi nje meter rreziku me i madh per banesat vjen nga çatite e mbuluara te tyre.

Per kete arsye forcat zjarrfikese te bashkise se Peshkopise kane nisur te punojne per pastrimin e çative te shtepive te personave qe s'kane mundesi ta bejne vete kete gje dhe veçanerisht te shkollave kopshteve dhe institucioneve te tjera publike ne gjithe qytetin.

Ne disa zona te vendit eshte banesa dhe ndertesa te ndryshme jane demtuar rende dhe jane bere të pabanueshme per shkak te shembjes se çative te shtepive nga pesha e dëbores.

Rama në Bulqizë, ndihma për banorët

Sikurse edhe një ditë më parë, kreu opozitës Edi Rama për t'u njohur nga afër me problematikën e krijuar nga dëbora, gjatë paradites së sotme ka qëndruar në qytetin e Bulqizës.

Rama është takuar me banorët lokalë nga ku ka bashkëbiseduar rreth vështirësive që ata janë duke hasur pasi dëbora në zona të caktuara të Bulqizës është mbi dy metra. Qytetarët kanë shprehur shqetësimin për mungesën e ushqimeve, energjisë elektrike dhe pa asistencë të nevojshme mjekësore.

Gjithashtu Rama së bashku me drejtuesit e Partisë Socialiste të zonës ka shpërndarë në zonën e Fushë-Bulqizës ndihma të cilat janë mbedhur nga banorët e qyteteve të Durrësit,Kavajës,Laçit dhe Lushnjës. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej nga kryebashkiakët e këtyre qyteteve nga ku ka nisur mbledhja e ndihmave për zonat e bllokura nga dëbora.

Duke komentuar zhvillimet e sotëme në parlament Rama nëpërmjet rrjetit social Twitter thotë se “Plani i PS per masat e emergjences qenka kunder Rregullores se Parlamentit thote PD! Kjo kinezce e folur shqip do kishte habitur cdo kinez”.

Ndihma për familjen e varfër në Bulqizë

Moti i ftohtë dhe varfëria kanë gjunjëzuar mijëra familje në veri të vendit. Pak dite me pare Top Channel i kushtoi vëmendjen familjes Shira në Bulqizë, e cila e përberë nga pesë persona, e cila jeton në kushtet e ekstremit të varfërisë, pasi babai i tre fëmijëve është invalid dhe askush nuk punon.

Pas publikimit te gjendjes ne te cilen jeton familja Shira ne Bulqize, deputeti i Durresit Gazmir Bizhga ka organizuar mbledhjen e nje sasie ndihmash per kete familje dhe sot ia dergoi ne shtepi.

Ne paketen e ndihmave perfshihen mjete ngrohese me gaz, batanije, veshmbathje per femijet dhe prinderit si paketa me ushqime te ndryshme.


Topalli në Rrëshen: Gjendja, më e rëndë se në 1985

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar Bashkinë e Rrëshenit për të ndjekur situatën krijuar nga reshjet e shumta të dëborës, ku për pasojë shumë zona kanë mbetur të bllokuara.

Ngë takimin me autoritetet vendore, kryeparlamentarja u informua mbi masat e marra në zgjidhjen emergjente të situatës ndërsa garantoi gatishmërinë e të gjitha mjeteve dhe shërbimeve në ndihmë të banorëve.Zonja Topalli u shpreh se “Kjo është një situatë që nuk është parë prej dekadash. Kjo situatë është më e rëndë se ajo e vitit 1985. Dëbora është në lartësi më të madhe, temperatura janë më të ulëta se sa në vitin ‘85. Beteja jonë është me motin, ndaj dhe nuk mund të mendohet se mund të pushojë tani afër” tha Kryetarja e Kuvendit.

Vëmendje të veçantë, Kryetarja e Kuvendit i kushtoi gjithashtu situatës së krijuar në Orosh, Fan dhe Selitë duke theksuar se duhet një kujdes maksimal nga ana e vet banorëve për të pastruar çatitë dhe oborret. Jozefina Topalli kërkoi nga autoritetet vendore, që ata të listojnë shërbimet për të cilat ata kanë nevojë dhe çdo ndihmë ndaj tyre do të sigurohet menjëherë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons