Ajo peshon aq shumë sa prej katër vitesh nuk mund të dalë nga shtëpia. Brenda Flanaga-Davies, 43 vjeç peshon 254 kg dhe është gruaja më e shëndoshë në Britaninë e Madhe.
43-vjeçarja merr çdo ditë 6 000 kalori përfshirë nëntë çokollata dhe tre lidra pije me gaz. Për femrat rekomandohet që në ditë të merren 2 000 kalori.
Doktorët e kanë paralajmëruar se ajo duhet të humbasë peshë pasi ndryshe e pret fati tragjik; vdekja.
E kam kaluar jetën në krevat kjo nuk është jetë, thotë ajo. E urrej këtë jetë. Dua të kem fëmijë por nuk jam mjaftueshëm e shëndetshme për të ngelur shtatzënë.
Ajo pranon se tashmë ushqimi i është kthyer në fiksim dhe se nuk mund ti rezistojë tundimit. /albeu.com/