Kjo është një nga ato histori që tregon anën humane të njeriut. Një grua ka lindur dy javë para kohe fëmijën. Një gjë të tillë ajo e ka ndërmarrë me qëllim që i shoqi të mund të mbajë në duar vajzën që prisnin të vinte në jetë.
Por në një kohë kur vajza pritej të vinte në jetë babai i saj ishte në grahmat e fundit të jetës pasi nuk ishte arritur të fitonte betejën me kancerin.
"Duhet të ishte ai personi i parë që të përqafonte Savanah-ën. Sapo lindi, ai e mbajti në krahë për 45 minuta", tregon Diane. Disa ditë më vonë, Mark, babai i të voglës përfundoi në koma. Ishte vetë Diane, e cila ndodhej edhe ajo në spital për shkak të lindjes, që iu bëri me dije katër fëmijëve të tjerë se i ati po vdiste.
Mark vdiq ndërsa mbante në krahë të voglën Savanah.