Goditje e fuqishme në Pakistan, ku disa peshkatarë arritën të kapin një peshkaqen gjigant.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, përmasat e tij ishin aq të mëdha sa që për transportin e tij u pa e nevojshme përdorimi i një vinçi.
Peshku gjigant rreth 7 ton kishte një gjatësi prej 12 metrash…por nuk ishte ndonjë betejë e vështirë kapja e tij, duke marrë parasysh faktin se kafsha u gjet e vdekur në afërsi të portit në Karachi.
Pas kësaj gjetje të rrallë, ishin me mijëra qytetarët që rendën për të parë vizitorin e rrallë të brigjeve të tyre.