Të godasësh me shuplakë fëmijën nëse sillet keq mund ta bëjë atë më të dhunshëm në të ardhmen. Ky është rezultati i një studimi 20-vjeçar sipas të cilit sa më shumë të bërtasësh apo të rrahësh fëmijët, aq më shumë shtohen mundësitë që këta fëmijë të “egërsohen” kur të rriten.
Kërkuesit e Universitetit të Manitoba-s (Kanada) kanë publikuar në “Canadian Medical Association Journal” studimin e tyre.
“Ndëshkimi fizik në fëmijëri lidhet ngushtë me sjelljen e dhunshme të të vegjëlve me prindërit, vëllezërit dhe partnerin kur rritet”, shpjegon udhëheqësi i kërkimit, Dr. Joan Durrant.
Në një sondazh të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prindërit zgjidhnin si metodë ndëshkimi për fëmijët heqjen e lodrave të tyre të preferuara, ndërsa vetëm 1/5 e tyre përdornin shuplakën.
Dr. Durrant shton: “Prindërit mendojnë se fëmijët tregohen të këqij me qëllim, por në shumicën e rasteve fëmijët po bëjnë atë që është normale në procesin e tyre të zhvillimit.” /albeu/