Forumi Kuq E Zi
Peshkopi, shpëtohet jeta e një gruaje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Peshkopi, shpëtohet jeta e një gruaje  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Peshkopi, shpëtohet jeta e një gruaje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Peshkopi, shpëtohet jeta e një gruaje  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Fshatrat e Peshkopisë, në Kastriot dhe Fushë Alie janë bllokuar nga dëbora që shkon mbi një metër e gjysmë. Banoret nuk mund te levizin, ndersa emergjencat shëndetësore janë problemi më i madh.

Në fshatin Fushë Alie u kerkua ndihme urgjente per nje grua shtatzënë, e cila shfaqi probleme shëndetësore. Rruga per ne banesen e saj ka qene e bllokuar dhe per te hapur kalimin eshte vene ne pune nje ekskavator, i cili ka hapur kalimin deri ne fshat dhe atje banoret kane transportuar ne koven ne ekskavatorit, gruan e re.

Rruga qe eshte e gjate vetem 12 kilometra eshte bere per 8 ore, deri sa gruaja
Moti i keq
Rruga e kombit, qarkullimi i vështirë
Moti i keq, PD: Rama po e përdor për politikë
Misioni i vështirë nga qielli
eshte derguar prane mjeteve te policise, te cilat me pas e derguan ate per ne spitalin e qytetit, ku po merr edhe mjekimet.

Rastet e emergjencave shendetesore jane shqetesimi kryesor i banoreve te cilët në shume raste u duhet te luftojne me deboren qe ka arritur trashesi rekord per te dale ne zonat ku mund te levizet me mjete te ndryshme apo ku mund te hyjne autoambulancat.

Lekasi e Voskopoja, te bllokuara

Komuna Lekas në qarkun e Korçës është njësoj e izoluar si zonat e tjera në Kukës apo Shkodër.

Në kete komune trashesia e debores ka kaluar dy meter dhe rruga per te shkuar atje perfundon prane Voskopojes. Drejtuesi i komunes thote se ka kerkuar ndihme per banoret por asnje mjet nuk mund te levize drejt zones per shkak se rruga ka dy meter debore.

Por edhe rruga qe lidh Voskopojen me Korçën eshte shume e veshtire per shkak te sasise se madhe te debores. E gjithe zona me fshatrat Voskopoje, Shipske, Krushove, Lavdar dhe Gjonomadh eshte ne veshtiresi te madhe dhe shume prej banoreve e bejne rrugen per t’u furnizuan në qytet në këmbë.

Mungon energjia elektrike, ushqimet, rezervat per kafshet ndersa dimri po ashpersohet me teper. I pameshirshem ai po u rrezon edhe çatite e shtepive duke u rrezikuar jeten dhe duke i lene ne qiell te hapur. Pesha e debores e shkaterroi catine e kishes se Shen Kollit ne kete fshat duke shkaktuar deme te medha ne kete monument 300- vjeçar.

Nderkohe edhe tre banesa pesuan shembje te cative ndersa 15 te tjera u demtuan rende.

Librazhd, dimri përfundon ushqimet

Harta e zonave të blllokuara nga reshjet e dëborës në Qarkun e Elbasanit 24 orët e fundit është zgjeruar. Rrethi i Librazhdit duket se është gjunjëzuar nën pushetin e dëborës.

43 familje në fshatin Qarrishtë, i cili rezulton i bllokuar prej dy muajsh nuk kanë më asnjë bazë ushqimore dhe ata po mbijetojnë nga lëmoshat e banorëve të zonës. I izoluar prej tre javësh rezulton të jetë edhe fshati Gjigjavec i Komunës Qendër Librazhd.

Sofie Pepa, banore e zonës thotë se të vetmet ushqime që i kanë mbetur per te ushqyer veten dhe vajzen me te cilen jeton jane një kilogram oriz dhe sheqer. Por per te problemi me i madh eshte ushqimi i bagetive me te cilen dy grate e kesaj shtepie jetojne.

Ndërsa në banesën e Daut Pepës babait të dy fëmijëve po përfundon gjithçka. Ushqimi i përditshëm për ata janë fasulet, edhe ato drejt perfundimit. Ai shprehet se nuk ka patur mundësi financiare që të sigurojë rezerva ushqimore në masë për të përballuar dimrin e acartë

E njëjta situatë ndeshet edhe në familje të tjera të kësaj zone.Banorët shprehen se kanë patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e stuhive gjatë natës të cilat kanë sjellë probleme në rrjetin e amortizuar.

Kukës, emergjence në zonat e thella

Zonat e thella në Kukës janë në një emergjence të vërtetë përsa i përket trajtimit mjekesor. Per shkak se shume fshatra nga Shishtaveci, Hasi, apo edhe zona te tjera nuk kane me komunikim sepse rruget jane bllokuar te semuret po rrezikojne jeten.

Jane disa raste emergjencash te grave shtatzane qe kane shfaqur komplikacione. Ne ato zona nuk ka mjek apo rralle ka ndonje infermier qe sygjeron dergimin ne kembe per ne spitalin e qytetit te Kukesit. Jeta e nje gruaje mundi te shpetoje nje dite me pare kur mbi dhjetra burra te nje fshati e transportuan ate ne krah per 8 ore rresht ne nje rruge ku trashesia e debores kalonte 1.5 metra.

Ne gjithe zonen e qarkut te kukesit vijne kerkesa per ndihme nga ana e banoreve qe gjenden ne veshtiresi dhe me mungesa te medha ne ushqime, ilace dhe ne erresire te plote.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons