Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit në Tiranë u bëjnë apel drejtuesve të shkollave të kujdesen për sigurinë e e godinave ku jepet mësim.
Drejtori për Arsimin Parauniversitar Fatmir Vjesiu deklaroi gjatë emisionit “Shqip” në Top Channel, se drejtuesit lokalë të shkollave duhet të kujdesen për një rifillim të sigurt të shkollave. Duke nënvizuar se çatitë e godinave të shkollave janë rënduar së tepërmi nga reshjet e dëborës, e për këtë arsye duhet të pastrohen urgjentisht para se të nisë mësimdhënia.
“Duhet të merren me problemet e çative, e hapjes së rrugëve. Fillimi i shkollave nuk është qëllimi në vetvete sepse pushimi i borës dhe hapja e rrugës nuk do të thotë rifillimi i shkollës sepse shiu dhe shkrirja e borës mund të shkaktojë probleme shumë më të mëdha se sa vetë dëbora. Çatitë janë në gjendje të rrezikshme dhe është dhënë porosi që të gjithë drejtuesit të marrin masat për të siguruar rifillim të sigurtë të shkollës”, tha zoti Fatmir Vjesiu.