Presidenti i Republikës, Bamir Topi apelon çdo njësi dhe ent shtetëror, çdo parti politike dhe institucion, që tej dallimeve politike, të fokusohen në bashkëpunim e mirëkuptim në përballimin me sukses të kësaj situate emergjente të krijuar nga moti i keq dhe reshjet e mëdha të dëborës në territorin shqiptar.
"Në një demokraci dhe shoqëri të lirë nuk ka asgjë më prioritare dhe më të rëndësishme sesa jeta e qytetarëve dhe siguria e tyre", shprehet kreu i vendit, bën të ditur njoftimi zyrtar i Presidencës.
Presidenti apelon kompaninë shtetërore dhe ato private telefonike të marrin çdo masë të mundshme për të siguruar komunikim të panderprerë në çdo zonë të vendit, si dhe bën thirrje biznesit privat të dëshmojnë solidaritet dhe humanizëm në ndihmë të qytetarëve në nevojë.
Moti i keq
Rama: Vendi përballë tre krizave
Korçë, mijëra banorë të izoluar
Shqip: Shqipëria nën dëborë
Topi, ndër të tjera vlerësoi punën e drejtuesve të pushtetit vendor, punën e ushtrisë, policisë, njësive të emergjencës, të shërbimit spitalor dhe arsimor, të njësive të furnizimit me energji, të medias elektronike, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë, të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithçka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak humbje.