Aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln është zhvendosur përtej Ngushticës së Hormuzit, pranë brigjeve iraniane, për herë të dytë gjatë javëve të fundit.
Sipas një korrespondenti të BBC, në një moment, aeroplanmbajtësja u afrua në vetëm dy milje nga një luftanije patrulluese iraniane.
Aeroplanmbajtësja mbrohej nga një kryqëzor dhe destrojer. Zhvendosja e trupave të shumta ushtarakë amerikane në zonë erdhi pasi Irani kërcënoi me mbylljen e ngushticës me rëndësi kritike për tregjet ekonomike ndërkombëtare.
Abraham Lincoln në zonë shpreh edhe një herë qartë vullnetin e Uashingtonit për të mos rrezikuar mbylljen e Hormuzit, nga ku kalojnë 35%
Irani
“Irani drejt arritjes së madhe nukleare”
Sulmi ndaj Iranit? SHBA kontakte me Izraelin
Iran, 33-vjetori i Revolucioni Islamik
eksportit të naftës drejt vendeve perëndimore, qoftë për një periudhë të shkurtër kohe.
Një luftanije franceze ka mbetur në zonë që prej shoqërimit të aeroplanmbajtëses në fjalë në rrugën e saj të parë, në janar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë vendosur embargo mbi të gjithë prodhimin iranian të naftës, për shkak të ambicieve bërthamore të vendit aziatik me 75 milionë banorë.