Michael Ballack do të qëndrojë katër javë pa luajtur futboll për shkak të një tërheqjeje në pulpën e këmbës së djathtë.
Lajmin e bëri të ditur për mediat gjermane trajneri i Bayer Leverkusen, Robin Dutt.
Mungesa e Ballack në ndeshjen e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës ishte zyrtare, por të hënën u bë e ditur edhe kohëzgjatja e dëmtimit. Në këtë mënyrë, ish-kapiteni i kombëtares gjermane nuk do të luajë edhe ndeshjen e kthimit ndaj katalanasve në Camp Nou.
Në kohët e fundit Ballack ka qëndruar në pankinë dhe nuk ka qenë zgjedhja e parë e formacionit titullar tek Bayer Leverkusen.
Skuadra e aspirinave renditet në vendin e gjashtë në Bundesligë me 31 pikë, shumë larg zonës që të jep kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt (ku renditet Schalke 04) është 10 pikë larg.