Forumi Kuq E Zi
Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Edhe pse ajo i këndon shpesh dashurisë, kjo është hera e parë që këngëtarja e njohur Eli Fara realizon një klip për Ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Ka përgatitur një surprizë të tillë për adhuruesit e muzikës së saj, klipin e ri që i dedikohet ndjenjës së thellë të dashurisë. Kënga titullohet “Vetëm sonte”, me ritme bluz e jazz dhe ka një stil krejt ndryshe nga këngët që ka realizuar deri tani.Eli Fara, një këngë për Shën Valentin Eli1
Fabula e këngës përshkruan bukur të gjitha mendimet dhe emocionet e një femre, e cila ndonjëherë në jetë ka dëshirë që të bëjë një çmenduri, qoftë edhe për një natë. Kënga është një krijim i kompozitorit Adi Hila me vargje të Pirro Çakos, me të cilët Eli bashkëpunon për herë të parë. Klipi është realizuar nga “Max Production” nën kujdesin e Zhakut, dhe është konceptuar si një film me metrazh të shkurtër, ku përshkruhen përjetimet e një femre të bukur dhe plot botë shpirtërore që i dedikohet në një moment dashurisë.
Për faktin se është një këngë që do të publikohet ditën e Shën Valentinit, këngëtarja ka menduar një baladë që i shkon festës, por edhe si një përjetim femëror ku mund të shohin veten shumë femra që kjo ditë do t’i gjejë vetëm. Gjithashtu kjo këngë është në linjën e këngëve balada, që ajo publikon gjithmonë në periudhën e dimrit, për t’iu përshtatur gjendjes shpirtërore të muajve të ftohtë, ku adhuruesit e muzikës gjejnë më shumë veten te këngët melankolike dhe të ndjera.
Të gjithë e kujtojnë baladën e para pak viteve me titull “Vjeshta”, që është një nga hitet e saj të publikuara në Tiranë në ditë të ftohta, ndërkohë që në verë ajo publikon vetëm këngë popullore. Edhe në këtë klip këngëtarja do të shfaqet në formë ideale, siç e shihni në fotot që kemi arritur të sigurojmë në momente xhirimesh. Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo është nga daljet e saj të pakta në publik me një krijim muzikor, ndërkohë që në verë ajo kalon muaj intensivë me koncerte.
Nuk dihet ende për ndonjë ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj private, ndërkohë që në intervista të ndryshme në media ka pohuar se nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak. Po ashtu pyetjeve që i janë bërë asaj për martesën, ajo i është përgjigjur natyrshëm se nuk ka asnjë tabu dhe është e hapur për një martesë të dytë. Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë.
Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën. Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mirë, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht të ndryshuar, flokët e prerë shkurt, ndërsa tani shfaqet sërish me flokë të gjatë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
kjo ka moshen tbehet gjyshe ose e shkrujt e mdel tu kendu keng sikur me qen goc 20 vjece esht shum ouuut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons