Pas një fitoreje të trefishtë të Rick Santorum, Mitt Romney rikthehet fuqishëm në garën për t’u zgjedhur kandidat për president i republikanëve në SHBA, duke fituar zgjedhjet partiake në shtetin e Mejnit.
Siç u konfirmua mëngjesin e së dielës, Romney fitoi 39% të votave të delegatëve, i ndjekur nga më pak i favorizuari nga sondazhet, Ron Paul, me 36%. Santorum u rendit vetëm i treti, ndërsa rezulati i Gingrich ishte i dobët, ndonëse ai e kishte parashikuar diçka të tillë dhe nuk kishte bërë pothuajse fare fushatë në këtë shtet.
Pas votimit në nëntë shtete, Romney udhëheq garën, por Santorum po shfaqet si një kundërshtar gjithmonë e më i
Zgjedhjet ne SHBA
SHBA, Santorum i pari në sondazhe
SHBA, rihapet gara presidenciale
SHBA, Santorum fiton paraprakisht Misurin
fortë, ndërsa një sondazh i fundit e ka nxjerrë favorit për të fituar nominimin për kandidat për president.
Pavarësisht fitores, pesha e një shteti të vogël si Mejni nuk është shumë e rëndësishme dhe ekspertët parashikojnë një luftë të ashpër për të fituar në dy shtetet e ardhshme, Arizona dhe Miçigan, në zgjedhjet që do të mbahen në fund të muajit.
Mediat amerikane vënë në dukje se fitorja e Romney ishte e pritshme. Një ish-guvernator i Masaçusets, shtet kufi me Mejnin, popullariteti i tij në zonë nuk diskutohej. Megjithatë, në fushatën e vitit 2008, ai kishte fituar me një diferencë shumë më të madhe në Mejn.
Muaji mars do të jetë përcaktues për fatin e garës së republikanëve, me datën 6 mars në të cilën do të mbahen zgjedhjet në 11 shtete njëkohësisht.
Kandidati fitues do të sfidojë presidentin aktual, Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.