Moti i keq ka goditur Kosovën. Në një fshat në zonën e Dragashit ka rënë një ortek i fuqishëm i cili ka mbuluar tre shtëpi. Mediat kosovare flasin për rreth nëntë persona të mbuluar nga dëbora.
Deri në këto momente janë konfirmuar 2 viktima. Dëbora ka bërë të pamundurën ndërhyrjen si nga ajri ashtu dhe nga toka në këtë zonë. Ende nuk dihet asgjë rreth fatit të banorëve të tjerë.