Me katër orë vonesë kanë mbërritur sot në portin e Vlorës tragetet e linjës Vlor- Brindisi. Kushtet e këqija të motit, era e fuqishme si dhe deti me dallgë, që kanë nisur mbrëmjen e djeshme kanë sjellë dhe vonesa në ardhjen e trageteve në portin e Vlorës.
Fuqia e detit, e cila ka qënë në det të hapur mbi 7 ballë si dhe në gjirin e Vlorës deri në 5 ballë, ka bërë që nga frika e përplasjes me kalatat e portit, anijet e vogla detare të dalin në radë ose në det të hapur. Gjithashtu, edhe peshkatoret kanë qëndruar të ankoruara në portin e ri, ku qëndrojnë prej ditësh.
Për situatën detare ka folur për “Shekullin” shefi i shërbimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, Pano Xhori, i cili shpjegon arsyet e vonesës së tragetit si dhe situatën detare për portin e Vlorës. Sipas tij, moti nuk i ka qenë i favoshëm për anijet e tjera të tipit peshkarexha, të cilat kanë ditë që nuk kanë dalë në lundrim për shkak të kohës së keqe dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të motit. / Anila Peçi