Lushnje – Vritet një 17-vjeçar, ndërsa autori përfundon në pranga. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Sipas policisë, autori i kësaj vrasjeje është një 69-vjeçar.
Mësohet se 17-vjeçari kishte shkuar në stanin me pronar Brahim Gjolena , me qëllim për të vjedhur bagëtitë.
Në këto moment, ai është pikasur nga 69-vjeçari , i cili e ka qëlluar me armë gjahu. Policia është shprehur se 17-vjeçari dyshohet se është qëlluar prej 69-vjeçarit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / K. Thana