Forumi Kuq E Zi
Palët nuk janë vrarë e nuk kanë vrarë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Palët nuk janë vrarë e nuk kanë vrarë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Palët nuk janë vrarë e nuk kanë vrarë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Palët nuk janë vrarë e nuk kanë vrarë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Palët nuk janë vrarë e nuk kanë vrarë Prec1
Këto ditë u publikua edhe një “sekret” tjetër në lidhje me vrasjet e 21 janarit. Drejtori i policisë së Tiranës, që ishte edhe komandanti i Operacionit, paska kërkuar të ndalohet zjarri i Gardës mbi protestuesit. E thotë raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

(SHKB) për ngjarjen. Ky lajm është i ri në kuptimin e komunikimeve që ka pasur Policia me Gardën ditën e tragjedisë. Por nuk është as i ri dhe as sekret në kuptimin e asaj që është parë e përjetuar nga mijëra demonstrues e dhjetëra kamera që filmuan demonstratën nga fillimi në fund. Mua më duket se e kam ditur pa e dëgjuar fare me veshët e mi dhe pa e lexuar fare me sytë e mi këtë kërkesë të dëshpëruar të komandantit të Operacionit. Sepse, si gjithë demonstruesit që ishin në bulevard atë ditë dhe si mijëra të tjerë që nuk ishin aty, por kanë një minimum logjike për të vlerësuar një ngjarje të caktuar, unë kam njohur e kuptuar në vijat themelore sjelljen e policisë së shtetit në atë demonstratë.

Efektivat e rreshtuara para kryeministrisë janë konfrontuar me një grup demonstruesish të identifikuar prej saj dhe të gjykuar tashmë për kundërvajtjet e kryera. Këto efektiva janë goditur gjithashtu me gaz lotsjellës nga kolegët e tyre, gjatë një operacioni amatoresk të këtyre të fundit. Zhvillimet kaotike dhe absurde që kanë pasuar këtë moment e kanë çorientuar policinë, një pjesë e së cilës është shpërndarë njëlloj si turma, ndërsa një pjesë tjetër ka pritur momentin e fundit për të sulmuar egërsisht disa protestuesve të veçuar para kullave binjake. Por policia nuk ka qëlluar me armë zjarri. Policia nuk ka pasur asnjë tundim të përdorë armët e zjarrit. Policët me uniformë, nga më i urti te më i egri, nga më i papolitizuari te më i politizuari, kanë ditur një gjë që përdorimi i armëve të zjarrit është një “mollë e ndaluar” që nuk duhet prekur në asnjë mënyrë. Po, është përdorur gazi lotsjellës, është përdoru ujin me presion, janë përdorur shkopinjtë e gomës. Në shfryrje e sipër të inateve të mbledhura nga lodhja, uria dhe sharjet, apo duke dashur të dallohen para shefave të tyre politikë, disa të ndërkryer kanë përdorur grushtet dhe shqelmat dhe kanë ushtruar dhunë shtazore kundër të ndaluarve në komisariate. Por – e përsërisim – armët e zjarrit nuk janë përdorur në asnjë rast nga policia. As për të frikësuar. Pale për të vrarë. Kjo është e vërteta, që nuk do të kishte ndonjë vlerë të veçantë për t’u shkruar, përderisa policia e ka të ndaluar të përdorë armët e zjarrit në turmë, pra në këtë pikë ajo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin.

Por sado normale dhe deheroike të jetë, kjo sjellje vlen të tregohet e të çmohet në dy kontekste:

Së pari, në kontekstin e një mendësie të krijuar përgjatë shekujve dhe sidomos gjatë regjimit komunist, sipas së cilës njerëzit, në rastin konkret shqiptarët, nuk duhet të përplasen me qeverinë për të drejtat e tyre, pasi qeveria të bën gjëmën. Ky është një problem madhor i konstitucionit tonë si popull. Por le të qëndrojmë në temën e shkrimit. Kam dëgjuar shumë njerëz në Shqipëri të thonë, pa të keq, se “policia është shteti dhe shteti të vret po u kape me të; çfarë donin demonstruesit në bulevard”? Me fjalë të tjera, teksa shohin edhe skenat selektive që u ofrojnë mediat proqeveritare, ata i justifikojnë vrasjet. Gati sa nuk thonë, “vetë e kërkuan”. Madje, ndoshta, edhe e thonë këtë me njëri-tjetrin. Kur e thonë ministrat me një barrë shkollë, pse të mos e thonë injorantët e kohës së babaqemos. Nuk ka tekst, as filozof që mund t’u ndryshojë mendjen kollaj këtyre njerëzve. Kush e di sa dekada, për të mos thënë shekuj u mungojnë në formim. As unë nuk kam kohë për të harxhuar. Nuk i bind dot se fati i një vendi është varur, varet e do të vazhdojë të varet nga shkalla e kurajës civile të qytetarëve. Ne që e mendojmë punën kështu, jemi të shtrënguar të shkojmë përpara pa ta. S’kemi ç’bëjmë! Dua t’u them vetëm një gjë: Policia e shtetit shqiptar me ata oficerët që kishte në krye të operacionit ishte dhe është shumë më e avancuar, shumë më bashkëkohore dhe europianiste se ata. Policia nuk përdori armë zjarri dhe nuk e çoi ndërmend të vriste demonstrues. Kështu e ka ligji i demokracisë. Kështu e ka Perëndimi.

Së dyti, në kontekstin e gënjeshtrës së madhe që kanë thurur për 21 janarin kryeministri Sali Berisha dhe gjithë eskorta e tij politike mediatike sikur vrasjet erdhën si një reagim i forcave të rendit ndaj sulmeve të demonstruesve. Jo rastësisht, ky pohim është shoqëruar e shoqërohet gjithnjë me skena filmike që tregojnë demonstrues duke u kacafytur me policë. Janë skena që realisht kanë ndodhur në minutat e parë të demonstratës, para se të hidhej gazi lotsjellës, rreth një orë e gjysmë para se garda të hapte zjarr mbi njerëzit. Por janë vetëm një episod i demonstratës. Dhe kryesorja: nuk kanë asnjë lidhje me vrasjet. Po të ishte qëlluar për vdekje ndonjë demonstrues në momentin kur kanë ndodhur këto skena, sot, edhe pse vrasja do të ishte klasifikuar sërish e paligjshme dhe gjithë piramida e Policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brendshme do të shkundej nga një termet të vërtetë në lidhje me përgjegjësitë, vrasja prapëseprapë, do të kishte një shpjegim ku vrasësi do të anatemohej më pak si kriminel dhe më shumë si fatkeq. Të gjithë e dimë se vrasjet e Hekuran Dedës, Faik Mystajt, Aleks Nikës dhe Ziver Veizit ndodhën shumë më vonë. Të gjithë e dimë se nuk vrau policia që hyri deri në kontakt fizik me një pjesë të demonstruesve, por vrau Garda që jo vetëm nuk pati kontakt fizik, por nuk regjistroi asnjë demonstrues të vetëm në mjediset e brendshme të kryeministrisë. Montazhet e kërkuara apo fokusimi të disa pamje me policë dhe demonstrues që nuk kanë fare lidhje me vrasjet – i gjithë ky spekulim i pastër me kronologjinë e ngjarjeve, ka synuar e synon akoma të përcjellë në publik përshtypjen se vrasjet kanë ardhur si rezultat i konfrontimit të palëve. Jo, palët – pra policia në një anë dhe demonstruesit në anën tjetër – nuk janë vrarë dhe nuk kanë vrarë. Garda ka hyrë në valle pa nevojë dhe ka vrarë e plagosur në hesap të vet qytetarë, që siç është provuar tashmë, kanë qenë në bulevard apo matanë bulevardit dhe nuk paraqisnin asnjë lloj rreziku për askënd. Tani del se komandanti i operacionit të policisë ka bërë edhe këtë që i ka kërkuar Gardës të mos hapë zjarr. Komentet janë te tepërta. Pikërisht se kanë pasur vetëdijen e një krimi të pastër kundër shtetasve, “heronjtë” e Berishës janë munduar të fshehin gjurmët e krimit, ndërsa filmimet e kamerave të godinës ku sundon ky kryeministër janë kopjuar e fshirë.

Mund të themi se pavarësisht shijes së keqe dhe damkës që ka marrë qeveria dhe shtetformimi shqiptar me këto veprime banditeske të zbuluara nga FBI-ja, edhe këto nuk kanë qenë sekrete që na lenë më gojë hapur tani që dolën. Qëkurse kryeministri u përfshi personalisht me justifikimeve pa bazë dhe pa vlerë në pengimin e hetimeve për vrasjet e 21 janarit, ka qenë e qartë se vetëm gjëra të tilla si ndërrim tytash, prishje gjilpërash e fshirje serverësh do të dëgjonim kur të vinte dita. Nuk ka pasur e nuk ka sekrete kush vrau dhe pse u vranë demonstruesit e 21 janarit. Ky krim, siç e kam theksuar herë të tjera, lindi i zbardhur, para kamerave. I vetmi sekret, sipas ekspertizës së FBI-së, është se komandanti i Gardës së Republikës, ka qëlluar me armën e tij mbi demonstruesit. Këtë nuk e ka imagjinuar asnjë prej reporterëve dhe analistëve që është marrë me 21 janarin. As kritikët më të ashpër të qeverisë, që kanë shpenzuar edhe ndonjë fjalë të mirë për natyrën burrërore të Ndrea Prendit. Se si mund të qëllojë një ushtarak me gradën e gjeneralit me dorën e vet mbi turmën në ikje, nga një pozicion i fshehtë që nuk është kapur nga kamerat e televizioneve të pranishme, kjo është vërtetë një enigmë e madhe, nga zbërthimi i së cilës do të kuptojmë më shumë për 22 janarin. Por nuk besoj se do të mësojmë të panjohura të mëdha. Më shumë se zbulimi i të panjohurave, sfida e hetimit të 21 janarit ka qenë dhe është rindërtimi ligjor, me prova ligjore, i masakrës që pamë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons