Pjesa bullgare e lumit Danub ka ngrirë tërësisht gjatë natës mes të premtes dhe së shtunës. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia bullgare për menaxhimin e lumit.
Të shtunën në mëngjes, akulli kishte mbuluar 100 për qind pjesën lindore të Danubit në portin e Silistras, ndërkohë që ngrirja totale përfshin seksionin prej 11 kilometrash, nga kilometri i 386-të në atë të 375-të.
Sipas burimit, ngrirja ka përfshirë 90 për qind të sipërfaqes në afërsi të Svishtovit, Ruses dhe Tutrakanit, 60 për qind në afërsi të Vidinit dhe Nikopolit, si dhe 40 për qind në afërsi të Lomit dhe Orjahovos.
Autoritetet lokale njoftojnë se sipërfaja e akullit ka gjasa të zgjerohet në orët e ardhshme. Ajo ka bllokuara tërësisht lëvizjen e mjeteve lundruese në lum.
Tragetet nga Orjahovo, Vidini dhe Silistra për në Rumani kanë ndalur gjithashtu aktivitetin e tyre, duke bërë që udhëtarët të zgjedhin trafikun rrugor në urën e Danubit në Ruse.