"Duhet të votojmë paketën e masave, ndryshe vendi do të shkatërrohet". Kjo ka qenë thirrja që u kanë drejtuar udhëheqësit e dy partive që përbëjnë koalicionin qeveritar në Greqi,Jorgos Papandreu dhe Andonis Samaras, deputetëve të tyre, pas aprovimit të programit të ri ekonomik nga qeveria.
"As Afrika e varfer dhe as Amerika Latine nuk kane pasur nje trajtim kaq te privilegjuar", ka deklaruar ne mbledhjen e grupit parlamentar, kryesocialisti Papandreu. Nen zemerimin popullor qe sa vjen e rritet, limitit kohor te kreditoreve te huaj dhe presionit te vazhdueshem te Brukselit parlamenti grek duhet te votoje te dielen tre nene:programin e shkembimit te bonove dhe reduktimin e borxhit, rikapitalizimin e bankave dhe autorizimin e kryeministrit dhe ministrit te Financave te nenshkruajne marreveshjen e re kreditore.
Kriza greke
Kabineti grek miraton shkurtimet e reja
Greqi, dorëhiqen 5 ministra
Athinë, përleshje në kryeqytetin helen
"Kush nuk eshte dakord, nuk ka vend ne qeveri,sepse falimentimi eshte i njejte me kaosin dhe katastrofen", ka deklaruar kryeministri grek Papadhimos, pas doreheqjes se 6 ministrave te kabinetit. "Nuk kerkojme dicka hiperbolike nga greket,nuk duam t'i torturojme, - eshte shprehur edhe ministri gjerman i Financave. - Por nuk mund te hedhim miliarda ne nje fuci pa fund,prandaj ne se parlamenti nuk voton masat,nuk do te kete ndihme per Athinen".
Nderkohe xhiron e botes ben nje fotografi e publikuar ne rrjetin social Twitter nga protesta ne qytetin e Selanikut, ku nje pensionist me lot ne sy ,ne kulmin e zemerimit ndaj sistemit politik te vendit mban nje pankarte ne duar qe shkruan:Turp!Ejani te me arrestoni, por une nuk kam me para....