Dy raste me emergjencë shëndetësore janë paraqitur gjatë ditës së sotme në zonat e bllokuara nga bora në qarkun e Shkodrës, ndërsa pasditen e së enjtes janë kryer disa operacione emergjence shëndetësore nga ajri, në komunën Shalë dhe në fshtrat Bruçaj dhe Sumë të komunës Pult.
Është mundur të bëhet e kalueshme segmenti Prekal-Kir ,pjesë e rrugës së Dukagjinit, 15 km por dëbora e rinisur të premten rrezikon ribllokimin e tij. Sipas shtabit të emergjencës civile në prefekturën e Shkodrës,
Në rrethin e Pukës në orën 16.00 të së enjtes kanë shkuar furnizimet me 300 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit dhe po vazhdon shpërndarja e tyre ndërsa po merren masat nga për planifikimin e shpërndarjen e 200 pakove të tjera për komunat malore të rretheve Shkodër dhe Malësia e Madhe.
Pranë repartit të FNSH në Shkodër janë angazhuar Komiteti Ndërministror ka angazhuar në Shkodër pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat RENEA të Tiranës dhe një helikopter 15 vendesh, forca dhe mjete këto që do t’i vijnë në ndihmë të gjitha rasteve të emergjencave shëndetësore dhe humanitare (furnizime me ushqime nga ajri, etj) që do të paraqiten.