Reklama e re për Galaxy Note të cilën Samsung e lansoi gjatë vikendit në Amerikë, ka mjaftë pika të përbashkëta me atë për Galaxy S II.
Njerëzit presin në radhë për të blerë iPajisjen e tyre, ndërsa pranë tyre kalon dikush që përdorë Samsung, në këtë rast Note, dhe ata konvertohen.
Mirëpo, në vend të kleçkave qesharake, të cilat ishin karakteristikë për reklamën e SGS 2, kësaj here “shfrytëzuesit e burgosur të Apple” me një fjalë, thyejnë, kufizimet dhe ikin drejt Samsungut, një ri nga ta madje duke bërtitur: “Liri!”.
Reklamën mund ta shikoni në vazhdim, e ne shpresojmë që ju në komente do të shprehni mendimin tuaj. /Telegrafi/