Forumi Kuq E Zi
Majtas apo djathtas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Majtas apo djathtas Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Majtas apo djathtas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Majtas apo djathtas Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Majtas apo djathtas Empty Majtas apo djathtas 21/4/2012, 00:30

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Freud, nje psikolog i shquar ne fushen e tij, kishte veshtiresi te veçonte te majten nga e djathta. Kur ishte i vogel dhe dikush e therriste "Sigmund, kthehu majtas" ai ndalonte. "Nuk kisha ndonje ndjesi te brendshme organike te me drejtonte" - shkruante me pas ai, "beja sikur doja te shkruaja me doren e djathte ne ajer, per ta kujtuar". Kjo eshte metoda me e perdorur per te dalluar krahun e drejtimit. Dhe Freud nuk eshte i vetmi. Veshtiresia per te dalluar krahun e majte nga i djathti, nuk ka lidhje me inteligjencen e njeriut.

Sipas Chris McManus, autor shkencor i cili e ka trajtuar kete teme ne nje liber, shumica e njerezve iu duhet gati dy here e gjysem me shume kohe per te thene majtas/djathtas se sa lart poshte. Ta emerosh apo qofte edhe ta dallosh kahun majtas/djathtas nuk eshte e lehte. Per kete studiues nga Universiteti i Liverpulit dhe i Parmes zhvilluan nje eksperiment. Ne nje kinema te Liverpulit ata shfaqen falas dy filma nga regjizori i njohur japonez Kurosawa. Adhuruesit e kinematografise dhe te vete krijmtarise se Kurosawas erdhen per te pare filmat. E vetmja gje qe iu kerkua shikuesve ishte te plotesonin nje pyetsor, kur te mbaronin filmat. Cfare ata nuk dinin ishte qe gjysma e xhirimit te filmit ishte modifikuar, "e djathta" ishte bere "e majte".

Studiuesit kishin zgjedhur pikerisht filmat e Kurosawas jo vetem se eshte nje regjizor i njohur, por sepse filmi nuk ka makina dhe mungon alfabeti latin. Shumica e njerezve ne Liverpul nuk dine japonisht dhe nuk mund te lexonin qe germat ishin mbrapsht. A do mund te dallonin ata detajet e tjera te ndryshuara? Psh nje kimono, gjithmone vishet duke e mbeshtjelle krahun e majte mbi te djathtin (mbeshtjellja ne te kundert perdoret per te veshur dike qe ka vdekur); drita qe projektohej nga njeri krah, tani do te vinte nga krahu tjeter; aktoret qe perdorin krahun e djathte do trasmetoheshin si mengjerash e anasjelltas; dhe se fundmi, shprehjet e emocioneve te aktoreve ne film (eshte e ditur qe shprehjet e fytyres jane asimetrike)...

Si rezultat, nga te gjithe ata qe pane filmat, vetem dy njerez dalluan ndryshimet. Dikush qe dinte te lexonte japonisht, kishte vene re germat mbrapsht dhe nje mik i familjes se aktorit kryesor. Duke veçuar keto dy raste, te gjithe te tjeret edhe pse ne film çuditerisht te gjithe aktoret ishin mengjerash, edhe pse shume prej tyre i kishin pare filmat me pare, asnjeri nuk vuri re ndryshimet e bera. "Mungesa totale e venies re se ndryshimeve ishte e mahnitshme" shkruajten me pas studiuesit.

Nuk eshte habi thote McManus , ndoshta edhe sepse nuk ka ndonje interes te madh per te verejtur nese diçka eshte e orientuar majtas apo djathtas ne jeten e perditshme. Njerezit psh mgjs mund te kene mbajtur shume here $1 ne dore, perseri mund ta kene te veshtire te thone nese fytyra e George Washingtonit qe eshte ne te, eshte drejtuar majtas apo djathtas.

Cfare eshte shume e çuditshme, eshte neglizhenca e njerezve edhe kur drejtimi majtas/djathtas eshte i rendesishem. "I tille eshte rasti i molekules se DNA, qe ne shume faqe apo tekste edhe shkencore, nuk paraqitet si rrotullim djathtas (korrekt) por sikur rrotullohet majtas (i gabuar)" shprehet dr. Tom Schneider i cili e ka vene re te perseritet shpesh si ndodhi.

Neglizhenca per disa eshte ne ate pike sa behet mjaft e dukshme. Gjithesesi, qe te ndjehen mire ata te cilet i ngaterrojne drejtimet, mjafton te dime se fizikanti i madh Richard Feynman, vizantonte nje nishan te dukshem ne doren e majte per ta dalluar si kah apo te shikojme pikturen qe ai i ka bere autorit te njohur gjerman Gete, ne te cilen kemba e djathte duket sikur perfundon ne ate te majte (nga shigjeta / FSH)

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Majtas apo djathtas Empty Re: Majtas apo djathtas 19/1/2013, 08:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons