Forumi Kuq E Zi
Një diktaturë që po lindte Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një diktaturë që po lindte Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Një diktaturë që po lindte Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një diktaturë që po lindte Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Një diktaturë që po lindte Kult2-270x300
Vendosja e regjimit të kontrollit të shtetit Komunist

Mbërritja e Filip Vitos në 1948-ën nuk është manifestimi i parë i kësaj veprimtarie të shtetit. Në shtator të vitit 1945, fshati kishte pritur më parë agjentët e regjistrimit të parë të popullsisë së pas luftës, për të përgatitur listat elektorale të zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 1945.

Një regjistrim i dytë i popullsisë ishte organizuar në shtator të 1950-ës, dy vjet pas vizitës së Filip Vitos, për të shënuar lëvizjet e popullsisë të viteve 1945 dhe më pas edhe për të përditësuar regjistrat themeltarë. Në vitin 1950, mjetet për t’iu provuar agjentëve të regjistrimit identitetin ishin letërnjoftimi, certifikata e lindjes dhe libreza ushtarake, gjë që duket se e vërteton se jo e gjithë popullata ishte në atë kohë e pajisur me një kartë identiteti.

Marrja nën kontroll e popullatës nga regjimi i ri manifestohet edhe në fusha të tjera. Në vitin 1946, bëhet çarmatimi i popullsisë; sipas autorëve të një historie të kohëve të fundit mbi fshatin ai realizohet me dhunë. Përçarja që ndodhi si pasojë e luftës civile që i vendosi kundër njëri-tjetrit komunistët fitimtarë dhe ballistët e mundur – shpesh anëtarë të së njëjtës familje në fshat – mbetet akoma e hapur dhe do të jetë në vijimësi e pranishme edhe pas 1948-ës. Ballistët burgosen ose ekzekutohen në fund të luftës, ndërsa deri në 1950-ën, të infiltruarit (diversantët) ushtrojnë presion mbi pushtetin e ri duke vrarë disa nga përgjegjësit lokalë.

Në po këtë vit, 1946, qeveria e re aplikon një nga reformat që i kishte siguruar komunistëve mbështetjen e fshatarësisë gjatë luftës: reformën agrare. Në fshatin e Fushëbardhës, më pak se dhjetë familje u shpronësuan pjesërisht dhe tokat e tyre iu rishpërndanë shumë të varfërve. Një vit më pas u krijua kooperativa e parë bujqësore, që nuk pati jetë të gjatë për shkak të kontradiktave të brendshme. Në vitin 1956 krijohet një kooperativë e re, duke formalizuar këtë herë ndarjen e fshatit Fushëbardhë me fushat bujqësore të gjendura në Fushëvërri, në anën tjetër të malit. Është një moment kthese në historinë e fshatit. Sikundër do ta shohim, disa nga personat e fotografuar në 1948-ën, janë zhvendosur më pas në Fushëvërri me gjithë familjet e tyre.

Si edhe në rastin e regjistrimeve të zbatuara sipas mënyrës së organizimit dhe frymëzimit sovjetik deri në 1955, pajisja e detyrueshme me letërnjoftim për të gjithë popullsinë mbi gjashtëmbëdhjetë vjeç, duket se rreshtohet me praktikat asokohe në përdorim në BRSS. Në veçanti, letërnjoftimi që paraqitet si një librezë e vogël me disa faqe (nga ku vjen edhe emërtimi i saj aktual si “pashaportë”), bën pjesë në praktikën e “pashaportizimit”, frymëzuar nga ajo e aplikuar në BRSS duke filluar që nga 1932-shi me futjen në përdorim të “pasaportave të brendshme”. Këto i përgjigjen në fakt dëshirës së regjimit sovjetik për të kontrolluar lëvizjet e popullsisë duke bërë të detyrueshëm regjistrimin e vendbanimit (propiska). Në këtë kuptim, fushata e 1948-ës, në të cilën mori pjesë Filip Vito, është bashkëkohëse me institucionalizimin e pasaportizimit në territoret e reja të kontrolluara nga BRSS në fund të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në vendet baltike. Ndërkohë që karta sovjetike e identitetit, si fillim, nuk është e detyrueshme veçse në disa krahina (qytetet dhe krahinat kufitare ku popullata duhet të kontrollohet më nga afër), ajo përgjithësohet për të gjithë popullsinë gjatë viteve të pas luftës. Është mbi këtë model të përgjithësuar që ajo aplikohet në Shqipëri: që nga fillimi ajo përfshin tërë popullsinë dhe jo një kategori të veçantë.

Institucionalizimi i letërnjoftimit korrespondon gjithashtu me pasaportizimin. Në Shqipëri sistemi i racionizimit, i domosdoshëm për shkak të vështirësive të furnizimeve dhe të situatës ekonomike në përgjithësi, mbështetet gjithashtu mbi pasaportizimin: duhet të jesh i regjistruar si rezident në një lokalitet të caktuar për të përftuar bonot e racioneve. Në letërnjoftim do të përmendet rezidenca që bëhet e vlefshme nga autoritetet e vendbanimit. Vendosja e kartës së identitetit si pjesë qendrore e regjimit të identifikimit, mbart ambiguitete ashtu si edhe fenomenet e ngjashme që shfaqen në Europë që nga shek. XIX. Ajo është detyruese, është një formë e kontrollit nga ana e shtetit, por nga ana tjetër duke garantuar identitetin dhe njohjen e secilit ajo luan gjithashtu një rol në afirmimin e individit duke i hapur atij rrugën për të drejta. Fotografitë e marra nga Filip Vito në Fushëbardhë në 1948-ën dëshmojnë për këtë proces kompleks.

Ato tregojnë individë që i nënshtrohen një skedimi sistematik që nuk ka si qëllim të vetëm identifikimin e tyre si individë: bashkë me pasaportizimin, letërnjoftimi është një mjet kontrolli për lëvizjet e popullsisë; bazuar në modelin sovjetik, ai mbart po ashtu shënimin e

“gjendjes shoqërore“ që, përderisa mundëson identifikimin e origjinës sociale të personit, përbën një armë për luftën e klasave, në formën që ajo nis të vihet në zbatim nga komunistët gjatë atyre viteve. Nga ana tjetër, këto fotografi janë realizuar në një epokë kyç, një kthesë historike për fshatin e Fushëbardhës dhe më gjerë, të të gjithë vendit.



Fushëbardha, një fshat komunist

Në vitet që pasojnë, fshati pëson në fakt transformime ekonomike, veçanërisht me kolektivizimin dhe rigrupimin me fshatra të tjera. Po në atë vit, 1948, një rrugë për makina hapet falë përpjekjeve të ushtrisë. Rruga mundëson që të ketë një linjë autobusi që lidh

Fushëbardhën me Gjirokastrën dy herë në ditë, në vend të katër deri pesë orëve rrugë në këmbë që duhej të bënin banorët e fshatit deri atë kohë. Hapja e një miniere gurësh fosfati (gëlqerorësh fosfatikë) në vitet 1950 transformon po ashtu jetën e banorëve, veçanërisht duke bërë të nevojshëm elektrifikimin e fshatit, realizuar në 1956-ën, falë një gjeneratori të instaluar nga ekipi gjeologjik. Më pas hapet një shkollë profesionale në të cilën vijnë të punojnë njerëz nga jashtë fshatit dhe që u mundëson banorëve të Fushëbardhës dhe fshatrave përreth të gjejnë punë jashtë fshatit të tyre. Më shumë se 300 djem dhe vajza nga Fushëbardha do të ndjekin gjithashtu studimet e mesme gjatë kësaj periudhe dhe 35 prej tyre do të ndiqnin më pas studimet e larta.

Pjesëmarrja e banorëve të Fushëbardhës në çështjet e fshatit e ka origjinën në luftën dhe në bashkimin me rezistencën komuniste: të njëjtët autorë përmendin më shumë se 80 oficerë të dalë nga fshati gjatë viteve të luftës dhe të pas luftës. Një pjesë prej tyre dërgohen në kryeqytet: më i njohuri është Adil Çarçani, lindur në 1922, i cili bëhet ministër i minierave në vitin 1959, zv-kryeministër në 1965 dhe kryeministër i vendit në 1982. Në nivel lokal Fushëbardha njihet si një fshat i privilegjuar ose të paktën si një fshat që kishte marrëdhënie të mira me pushtetin.



Lindja e një filmi

Në momentin kur Viktor Vito na dorëzoi këtë film në maj të vitit 2008, ne gjendeshim në studion e tij. Ai kishte në pronësi një skaner që mundësonte dixhitalizimin e filmit dhe ne menduam që t’ia kthenim filmin pasi ta kishim skanuar. Por për herë të parë gjatë gjithë kërkimit tonë, u nisëm pa e kthyer filmin. Viktor Vito insistoi të na e japë këtë objekt. Ai na shpjegoi më pas se blloku i indeksimeve të portreteve të fiksuara në këtë film i kishte humbur. Prandaj objekti nuk kishte më vlerë komerciale, për shkak se nëse ndonjë nga banorët do të vinte të kërkonte fotografinë e një prindi, filmi pa indeks nuk i vinte në ndihmë për asgjë fotografit.

Filmi i vitit 1948 futet atëherë në një kontekst historik që e bën atë një “dokument”. Ai dëshmon njëherësh për përhapjen e një praktike fotografike të veçantë, ajo e fotografive të pasaportave që nuk e ka burimin në këtë kontekst, dhe për përhapjen e një veprimtarie të shtetit që përshkon tërë periudhën komuniste por që për kohën ishte ende në fillimet e saj. Gjithsesi vetë fotografitë flasin pak për këtë kontekst. Si do të mund t’i shpjegonim veshjet dhe variacionet e tyre; si mund të shpjegohet pamja e nënshtruar, e sigurtë apo arrogante e individëve të përfaqësuar në fotografi? Vështirësia qëndron pjesërisht në faktin që, në mungesë të listës nominative, ne nuk e njohim “identitetin” e individëve të cilët shfaqen në këto fotografi identifikimi. Nuk dimë se cilët janë dhe cili ka qenë vendi i tyre në këtë kontekst. Për më tepër, interpretimi që mund t’u japim ne atyre sot varet nga mënyra se si i shohim këto fotografi më shumë se gjashtëdhjetë vjet pas realizimit të tyre. Në këtë kuptim, filmi që ne shohim sot nuk është aspak ai i vitit 1948.



Gjirokastër 2008

Nuk ishim të vetëdijshëm për fotografitë deri në momentin kur i dixhitalizuam në Francë. Këto fotografi u kthyen menjëherë në dokument arkivi dhe objekt kërkimi. Aksesi në këtë tip dokumenti në Shqipëri është i rrallë, të paktën në gjendjen e kërkimeve në fondet fotografike. Me shtetëzimin e aktivitetit të fotografit, fotografët shqiptarë do t’ia kthenin negativët e tyre organizmit për të cilin ata punonin. Shpesh në bazë të negativëve të dorëzuar vlerësohej edhe puna e tyre. Gjashtëdhjetë vjet pas shkrepjes së fotove, fotografitë kanë ndryshuar përdorimin dhe statusin. Sikundër thotë edhe Susan Sontag, koha vepron përmes transformimeve në fotografi, të cilat i shpëtojnë progresivisht qëllimeve të atyre që i realizuan ato. Procesi i skanimit të portreteve për më tepër na ka dhënë menjëherë akses në zmadhime që i shkëpusin fizikisht këto imazhe nga formati tradicional i fotografisë së letërnjoftimit, i cili nuk është veçse disa centimetra. Për sytë tanë ato nuk janë më fotografi letërnjoftimesh por portrete: ato nuk shërbejnë për të provuar identitetin e një individi, por ne shohim aty rezultatin e një marrëdhënie midis fotografit dhe subjektit në imazhin tek i cili përpiqemi të lexojmë një individualitet dhe një histori të veçantë. Të zmadhuara në këtë mënyrë, këto portrete çlirojnë një emocion dhe një forcë të rrallë. Përpara syve tanë këto fytyra dëshmojnë për një krenari të madhe. Shtyhemi të mendojmë se për pjesën më të madhe të modeleve bëhet fjalë për fotografinë e tyre të parë; se ata gjenden për herë të parë para shkrepjes fotografike, pa pasur mundësinë ta inskenojnë vetveten, sepse (kujtojmë këtu) nuk kishte në dispozicion më shumë se një shkrepje për banor. Kështu që mund të jemi përballë konkretizimit të mitit të fotografisë “origjinale”, e aftë për të kapur realen, ku fshatarët, duke mos i zotëruar kodet e pozimit, sillen në mënyrë të natyrshme. Kjo ndjenjë, siç e kemi parë, mbetet kontradiktore falë kushteve rixhide të shkrepjes së fotos. Por na imponohet ky interpretim kur i krahasojmë këto fotografi me portretet e “njeriut të ri”, botuar në shtyp ose në tabelat e emulacionit socialist, në të cilat subjekti duket se ka vetëdije të plotë për kodet e pozimit.

Efekti i prodhuar nga këto imazhe mbi spektatorët është i ndryshëm. Në pjesën më të madhe të portreteve fytyrat janë të tretura, veshjet janë të grisura, shikimet janë të trishtuar. Shtyhemi atëherë të bëjmë një lexim politik të fotografive dhe të shohim në trupat e brishtë të viktimave një diktaturë që po lindte. Përmes teknikës si edhe formës së tyre, ato na kujtojnë gjithashtu mbi lidhjen e ngushtë që, që nga lindja e tyre, ekziston midis fotografisë së identifikimit dhe fotografisë antropologjike, përmes së cilës shkencëtarët oksidentalë institucionalizuan tipat etnikë midis popullatave të kolonizuara.

Kështu, nëse nga njëra anë fotografitë kanë zgjuar interesin e shumë spektatorëve, po ashtu ato kanë shërbyer edhe si mbështetje për ata që në punën tonë kanë dashur të shikojnë me patëdrejtë një prirje për të prezantuar një imazh rural, të mjerueshëm dhe të prapambetur

të Shqipërisë.



Fushëbardhë 2010

Por ajo që është e rëndësishme të përmendim është se ky objekt është perceptuar në mënyrë akoma më të ndryshme nga banorët e fshatit të Fushëbardhës të cilët ne i takuam në maj të vitit 2010. Vizita jonë i përgjigjej dy objektivave: së pari, të mblidhnim dëshmi mbi rrugën e fotografit në 1948-ën dhe mbi mënyrën e tij të punës; së dyti, të përpiqeshim të gjenim emrin e personave në fotografi dhe të mblidhnim elementet e nevojshme biografike.

Ne ua paraqitëm fotografitë banorëve në dy forma: në tirazh 11×15 cm, të destinuara për t’jua kthyer familjeve, dhe në një version të skanuar në kompjuter që na mundësonte të zmadhonim akoma më shumë portretet. Fotografitë nuk njiheshin në fshat dhe ne nuk

gjetëm asnjë letërnjoftim mbi të cilin të figuronin këto fotografi. Kështu që vetë këto fotografi që kishin për qëllim identifikimin e personave, janë kthyer në fakt në fotografi pa identitet. Vetëm banorët e Fushëbardhës janë të aftë të njohin prindërit e tyre, gjyshërit dhe

komshinjtë, duke ringjallur mënyrën e njohjes ballë për ballë, kur në fakt këto fotografi dëshmonin në kohën kur ato u shkrepën për humbjen e gradualshme të njohjes ballë për ballë në favor të identifikimit në distancë.

Pasi kalon habia dhe kurioziteti i zgjuar nga mbërritja jonë me fotografitë në fshat, banorët e Fushëbardhës pranojnë me dëshirë të marrin pjesë në një lojë identifikimi: Një pasdite, rreth njëzet persona të mbledhur rreth nesh, në breg të lumit, dhe portretet që kalojnë dorë më dorë. Na çojnë në një shtëpi për të përftuar ekspertizën e një gruaje të vjetër e të famshme për njohjen e banorëve të fshatit të kësaj gjenerate. I propozojmë atyre që kanë dëshirë që të mblidhemi edhe të nesërmen në mëngjes në kafenenë e fshatit për të vijuar me identifikimin. Gjatë mëngjesit, mbledhim emra të tjerë dhe informacione të tjera, gjejmë të afërm të njerëzve në fotografi, dhe mbi të gjitha jemi dëshmitarë të këtij procesi të njohjes dhe identifikimit nga ana e banorëve. Pasdite, në shtëpinë ku kemi bujtur, vijon puna mbi disa fotografi të cilave nuk u kemi gjetur ende një familje.

Mënyra se si njerëzit identifikohen nga banorët aktualë të Fushëbardhës na kujton pikësëpari një nga karakteristikat e fotografisë së identitetit: vetëm fytyra (dhe rastësisht busti) është e dukshme, por ajo merret si “përfaqësuese e tërë trupit”; kjo pjesë vlen për të gjithë trupin. Pamja e portreteve zgjon komente mbi trupin e plotë, masën dhe gjerësinë e tij. Portretet thuhet se u ngjajnë “kokë e këmbë” modeleve të tyre, ndërkohë që as duart dhe as këmbët nuk janë të dukshme.

Në lidhje me këtë proces identifikimi, mund të vëmë në dukje se dijet dhe kompetencat fizionomiste të grave për të njohur personat në fotografi janë më të kërkuara se ato të burrave – njëri prej tyre ngacmohet se nuk njohu dot nënën e tij – të cilët siç duket, për këtë

arsye, vihen në lojë nga gratë e fshatit. Disa nga ato pranojnë veçmas se disa nga sugjerimet e tyre nuk kishin bazë por kishin për qëllim vetëm të impresiononin të tjerët. Ato pranojnë gjithashtu se e kanë më të lehtë të identifikojnë gratë sesa burrat në fotografi.

Identifikimi i portreteve bëhet pas kësaj, siç e vërejmë, një çështje kolektive që i hap rrugën një negocimi midis njerëzve të pranishëm. Ai arrihet përmes akumulimit të detajeve, hipotezave dhe refuzimeve dhe është i mundshëm vetëm se pas ekzaminimit të së njëjtës fotografi nga shumë persona.

Në pjesën më të madhe të rasteve, fotoja që ne u kemi paraqitur është portreti i vetëm që njerëzit kanë nga paraardhësit e tyre: është gjithashtu hera e parë që i shohin prindërit e tyre në një moshë në të cilën nuk i kanë njohur. Ne mësojmë gjithsesi se fotografitë e Filip Vitos kanë pasur një përdorim tjetër veç asaj të një fotografie identiteti. Mbi një gur varri të varrezave të fshatit gjejmë një fotografi të përpunuar nga Filip Vito mbi një medaljon porcelani. Bëhet fjalë për Taibe Binerin, lindur në vitin 1922 dhe vdekur në vitin 1958. Ajo ishte 26 vjeç në foton e letërnjoftimit që ne kemi me vete. Mbi medaljonet e varreve të gurit që kemi vëzhguar në shumë varreza shqiptare fotografia e zgjedhur është shpesh më e afërta me moshën në të cilën ka vdekur personi. Mund të supozojmë se Taibe Bineri nuk kishte bërë fotografi të tjera midis 1948-ës dhe datës në të cilën ka vdekur në 1958-ën.

Mbi 35 portrete që ne kemi sjellë, gjashtë nuk u identifikuan formalisht. Me siguri që bëhet fjalë për portrete familjesh që janë larguar nga fshati. Por dy gra na kërkuan që t’ua linim portretet në mënyrë që në mungesën tonë të vijonin punën për identifikimin e tyre dhe të gjenin të afërm të familjes.

Disa javë më vonë, mbarojmë me këtë anketë dhe kthehemi në Fushëvërri, për t’i kthyer vizitën Muharrem Shalarit, i cili u njoh nga një kushërirë në portretet në Fushëbardhë. Edhe një herë tjetër ky kërkim mbi fotografitë na vendos në një regjistër të intimitetit. Ne i çojmë Muharremit fotografinë e moshës së tij 15-vjeçare. Takimi me një dëshmitar të drejtpërdrejtë të asaj dite të shkrepjes së fotografive nuk është tipikisht informativ. Muharremi ka pozuar për shumë fushata fotosh identiteti dhe nuk i asocion kujtimet precize të fotos së vitit 1948. Takimi rreth kësaj fotografie, bën gjithsesi të shfaqen tregime të shumta të jetës në fshatin e Fushëvërrisë dhe komente mbi jetën gjatë komunizmit, duke konfirmuar vlerën që ka mjeti fotografi gjatë kërkimit në terren. Si edhe në Fushëbardhë, pamja e këtyre fotografive ngjall kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, ku individët e paraqitur në fotografi ishin aktorë, dhe të viteve të para të vështira të komunizmit. Filmi i vitit 1948, pikënisja për anketën tonë mbi fotografinë shqiptare dhe burimi ynë për historinë e dokumenteve të identitetit, është gjithashtu edhe një mjet që ngjall kujtime dhe shoqëron kërkimin mbi Shqipërinë komuniste dhe post-komuniste.



Përfundime

Ky film “u zbulua” gjatë punës së terrenit mbi fotografinë në Shqipëri. Nuk ishin cilësitë e tij estetike që na shtynë ta përzgjedhim atë, as interesi për fshatin e Fushëbardhës, të cilin deri asokohe nuk e njihnim. Filmi nuk mund të quhet as përfaqësues i punës së Filip Vitos. Sikundër e kemi thënë, si fotograf privat, më pas fotograf i kooperativës dhe në fund fotograf i ndërmarrjes shtetërore, puna e tij fotografike ka marrë forma të ndryshme dhe i është përgjigjur formave të ndryshme të përdorimit të fotografisë. Analiza e objektit në vetvete dhe e kujtimeve që ai ngjall sot, na mundëson të rindërtojmë pjesërisht atë që ishte dikur “fushata e parë e letërnjoftimeve” e Shqipërisë komuniste dhe të kontribuojmë kështu në një histori të teknikave të identifikimit.

Përmes këtij filmi të thjeshtë, ne jemi përpjekur të tregojmë se studimi i fotografisë në Shqipëri mund të na udhëheqë drejt studimit të shoqërisë shqiptare gjatë kësaj periudhe. Ky objekt hedh dritë mbi dy aspekte te ndryshme të organizmit të shtetit komunist – kontrolli i imazhit dhe prodhimit të tij; kontrolli i popullatës përmes regjimit të identifikimit – që ndërthuren në teknikën e fotografisë së letërnjoftimit.



Titulli i artikullit është “35 fotografi letërnjoftimesh. Fotografia dhe regjimi i identifikimit në Shqipërinë Komuniste”. Botohet me lejen e autorëve. Teksti pa dritën e botimit së pari në “Annuario 1/2011”, botim i Qendrës së Kërkimeve Historike dhe Antropologjike.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
vdekje tiranve e diktatorve lol

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons