Forumi Kuq E Zi
Meta: Nuk do të bëhem ministër, do qëndroj deputet i thjeshtë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Meta: Nuk do të bëhem ministër, do qëndroj deputet i thjeshtë Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Meta: Nuk do të bëhem ministër, do qëndroj deputet i thjeshtë Ilir-meta-300x298
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nuk do të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar në të cilin pritet të kryhen ndryshime së shpejti. Pas shpalljes i pafajshëm nga gjykata, Meta ka pohuar dje se do të rikthehet në postin e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Integrimit. I pyetur nëse ka ndërruar qëndrim për të marrë një post qeveritar, ish kryeministri u përgjigj se do punojë si deputet për integrimin, jo si ministër. “Mund t’ju bëj të ditur se sot i kam kërkuar Kryetares së Kuvendit, znj. Topalli, që të bëhem anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian. Mendoj se integrimi evropian duhet të vazhdojë të jetë sfida kryesore për të gjithë. Do të vazhdojë të jetë edhe për LSI-në dhe për mua personalisht.

Edhe vizita e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, z. Sanino, duhet vlerësuar si një tërheqje vëmendjeje për të përshpejtuar ritmin e reformave që na japin statusin e Vendit Kandidat dhe që na ndihmon për të mos humbur fokusin kryesor të gjithë politikës dhe të gjithë qytetarëve tanë që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Ilir Meta. Ai i bëri thirrje klasës politike që të përqendrohet te reformat për shpejtimin e marrjes së statusit të vendit kandidat. Në daljet e fundit përpara mediave, Ilir Meta ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike duke hedhur poshtë zërat për një çarje të marrëdhënieve me kryeministrin Berisha. Ai ka lënë të nënkuptohet se në zgjedhje do të hyjë në koalicion me PD-në dhe çështjen e presidentit të ri mazhoranca do të mbajë një qëndrim të unifikuar.

Nga ana tjetër janë shtuar zërat brenda PD-së se së shpejti do të ketë ndryshime në qeveri. Deputetët e djathtë kanë kërkuar një rishpërndarje të posteve ministrore duke u fokusuar tek disa ministra që ndodhen në qeveri që në shtator të vitit 2005. Ndryshimet në nivel zv. ministrash janë paralajmëruar edhe nga vetë kryeministri Berisha, i cili ka thënë se është në negociata e sipër me partinë e çamëve, PDIU si dhe me disa parti të tjera. PDIU pritet të marrë tre zv. ministra, por nuk do të ishte çudi që edhe parti të tjera të djathta si LZHK të bëhen pjesë e kabinetit në nivele dytësore. Edhe zyrtarë të LSI-së kanë shprehur disa herë kërkesën për rifreskim të kabinetit qeveritar, por përgjigjja që kanë marrë nga PD është se LSI do të mbajë të njëjtët poste dhe se ka lirinë të vendosë vetë emrat.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons