Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, nga arrest shtëpie në arrest me burg.
Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë së dhënë nga Gjykata e Tiranës, e cila më 22 janar 2012 caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për komandantin e Gardës dhe shoferin e tij, Margarit Kume.
Prendi dyshohet si autori i vrasjes së protestuesit Faik Myrtaj, gjatë ngjarjes së 21 janarit të një viti më parë, ndërsa Kume akuzohet për fshehje të provave.